E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubik, Vret 33-vjeçarin në kërkim autori

Një tjetër vrasje është shënuar dje, pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në një fshat të Velipojës. Ngjarja tjetër ka ndodhur në Rubik, ku David Përlala 33 vjeç është qëlluar për vdekje në lagjen e re të këtij qyteti teksa ka qenë në prani të vëllait të tij. Nga persona të ndodhur në momentin e vrasjes, i riu është dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit, por sipas mjekëve ai ka dhënë shpirt rrugës duke mos pasur mundësi që të merrte ndihmën e parë nga bluzat e bardha. Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu kanë bërë të mundur dhe identifikimin e autorit të kësaj ngjarje i cili është Fatmir Tuci. Sipas burimeve të policisë ngjarja e rëndë ndodhi për motive banale, pas një zënke që ka pasur mes dy të rinjve. Menjëherë pas ngjarjes policia lokale ka bërë të mundur dhe ngritjen e një sërë postblloqesh për kapjen e autorit të kësaj vrasjeje. Tashmë autori është shpallur në kërkim dhe fotoja e tij është shpërndarë në të gjitha komisariatet dhe në pikat e kalimit kufitar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›