E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka premton më shumë gjak, ka vetëm 9 flakonë

Ministri Nard Ndoka premton flakon me shumicë, ndërsa në punkt ka vetëm 9 njësi. Në një kohë kur ministri Nard Ndoka u shpreh sot në qytetin e Lushnjës se është rritur numri i dhuruesve të gjakut dhe se shteti ka arritur të zgjidhë nevojat për gjak për fëmijët talasemikë me rreth 2000 njësi gjaku nga rajon i Pulias në Itali, e vërteta është tërësisht kundër deklarimeve të tij. Para fëmijëve talasemikë në Lushnjë Ndoka tha se është rritur numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut. Në bankën e gjakut Lushnjë ekzistojnë vetëm 9 njësi me gjak. Mjeku hematolog, Mehmet Xhindli, deklaroi për gazetën "Shqip" se ka mungesë të theksuar gjaku në këtë bankë dhe se numri i dhuruesve është tepër i ulët. Po dje është përuruar qendra rajonale e hemoglobinopative në Lushnjë, qendër e cila do të funksionojë për Jugun e Shqipërisë. Në ceremoni ka marrë pjesë zonja Liri Berisha, ministri i Shëndetësisë Ndoka, ish-ministri i Shëndetësisë Cikuli, deputetët lushnjarë, përfaqësues të drejtorisë së spitalit, si dhe të pushtetit lokal në Lushnjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›