E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti, familjet kërcënonin njëra-tjetrën

Konflikti mes dy familjeve kishte nisur një vit më parë, kur ata kishin debatuar për një çështje pronësie. Ndërsa vrasja e dyfishtë është konsideruar si vrasje me motive hakmarrjeje. Ndoshta gjithçka mund të ishte zgjidhur dhe vrasjet do të ishin parandaluar sikur vendimet e institucioneve të shtetit të ishin më të rrepta. Mes familjeve nga fshati Ças, Komuna e Velipojës kishte një konflikt pronësie prej disa vitesh. Bëhet fjalë për disa metra tokë. Një vit më parë, Rafaeli qëllon me çifte Arjan Zefin duke e plagosur atë. Ngjarja ka ndodhur më 11 dhjetor të 2006-ës. Policia e Shkodrës bëri arrestimin e autorit të plagosjes, ndërkohë që Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e dënon atë vetëm me gjobë. Ndërsa Rafaeli lëvizte i lirë, konflikti mes palëve ka vazhduar sërish. Disa herë në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës janë bërë kallëzime si nga familja Filipi ashtu dhe nga familja Zefi për konfliktin mes tyre, madje të dyja palët lëviznin me armë në brez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›