Berisha: Më 24 dhjetor, të gjithë në Kuvend
Kryeministri Berisha urdhëron deputetët e PD-së të anulojnë të gjitha takimet që kanë shënuar për të hënën e ardhshme për të qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. Kreu i qeverisë, ditën e hënë, më 24 dhjetor, do t‘u përgjigjet pyetjeve të opozitës në lidhje me përpjekjet që po bën qeveria që ai drejton në kuadër të hyrjes në NATO dhe Bashkimit Evropian. Duket se në këtë mënyrë, kreu i Ekzekutivit ka vendosur t‘i përgjigjet pozitivisht interpelancës së kërkuar nga opozita ndaj numrit një të qeverisë, e cila ka në qendër të saj edhe raportin e "Transparency International". Kryeministri ka zgjedhur mbledhjen e grupit për t‘u kërkuar deputetëve demokratë që të jenë në Tiranë një natë para Krishtlindjeve për të marrë pjesë në seancën e radhës së Kuvendit të Shqipërisë, e cila do të ketë në qendër të saj, vetë numrin një të qeverisë.