Berisha: Presim PS-në për reformën zgjedhore
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për shtyp, ka akuzuar Partinë Socialiste për vonesa në realizimin e reformës zgjedhore. "Reforma në kodin zgjedhor është një zotim i padiskutueshëm që do të realizohet në afatin më të shkurtër. Ne presim Partinë Socialiste, e cila bën një hap para dhe dy hapa mbrapa. Jemi absolutisht të gatshëm dhe të përgatitur për këtë, sapo pala tjetër të jetë e gatshtme dhe nuk kemi asnjë vështirësi, pasi kjo është një çështje për t'u zgjidhur", tha Berisha.
Ai informoi mbi rezultatet e vizitave të tij në Bruksel, në Paris (takimi i liderëve të partive të djathta të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar (BDN), si dhe praninë e tij në Forumin e Crans Montanës, mbajtur në Monako.
Sipas tij, në Bruksel u shpreh mbështetja e fortë për reformat dhe një votë unanime për anëtarësimin e PD-së në BDN. Ai ka theksuar se në këto takime ka bërë një panoramë të shkurtër të ecurisë së reformave në Shqipëri, të cilat i prezantoi në takime me zyrtarët europianë.