E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama krijon në Shkodër Bordin e Dialogut me Shoqërinë

Edi Rama krijoi në qytetin e Shkodrës Bordin e Dialogut me Shoqërinë. Kjo është një tjetër risi në politikë dhe në vetë organizimin e Partisë Socialiste. Ky bord krijon një hapësirë të re për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për politikën pa qenë domosdoshmërisht anëtarë partie.

“Duhet të hapet një hapësirë e re, për të gjithë ata qytetarë të interesuar në jetën e komunitetit dhe vendit të tyre. Është një ide e cila ka lindur nga shqetësimet që burojnë prej faktit se shumë njerëz të vlefshëm, që qytetet tona nuk e kanë luksin t’i lënë jashtë vëmendjes dhe pa shfrytëzuar në potencialet e tyre, për fat të keq nuk shërbejnë, sepse partitë politike kanë frikë prej tyre.”- tha Rama

Ai e ka quajtur këtë jo vetëm një risi, por edhe një mundësi për ndryshimin e cilësisë së politikës në vend.

Sipas Ramës nëse partitë, ekskluzivitetin i politikbërjes dhe vendimmarrjes, nuk e ndajnë me shumë aktorë dhe faktor, atëherë rezultati është ky që shikojmë dhe nuk mund të jetë tjetër.

Por, nëse grupet qytetare të presionit ndërtohen dhe funksionojnë duke krijuar shembuj, siç është ky “Bord i Dialogut me Shoqërinë”, sipas tij, cilësia e politikbërjes do të ndryshojë, cilësia e vendimmarrjes apo ekzekutimit të pushtetit do të ndryshojë.

Ai ka theksuar se ky bord duhet menduar apo parafytyruar si një urë mes partisë dhe shoqërisë, mes politikës dhe njerëzve, për të bërë të mundur që sa më shumë njerëz t’i afrohen politikës. Mënyrë kjo, jo për t’u bërë politikan, por për t’i shpjeguar të gjithëve se duhet të mbajmë pozicione të caktuara kur jeta jonë e përbashkët ka të bëjë me zgjedhje të caktuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›