Grupi COSMOTE numëron mbi 15 milionë abonentë
"Cosmote Mobile telecommunications" sh.a. bëri të ditur dje se, në fund të vitit 2007, numri i abonentëve të saj në pesë shtetet e Evropës Juglindore ku shtrin aktivitetin kjo kompani, kaloi shifrën 15.5 milionë, duke tejkaluar në këtë mënyrë objektivin e parashikuar për vitin 2009. COSMOTE, e cila përfaqësohet në Shqipëri me kompaninë celulare AMC, brenda dy viteve e gjysmë nga shtrirja e vrullshme edhe në tre shtete të tjera të Evropës Juglindore, ka arritur të ketë një në tre abonentë në rajonin ku operon. Këtë arritje të rëndësishme e bëri publike Nëndrejtori i Përgjithshëm i COSMOTE Group, zoti Michael Tsamaz, në kuadër të 10- vjetorit të fillimit të veprimeve komerciale të COSMOTE u shpreh: "Objektivi ynë i ri, në përputhje me rrugën e deritanishme të suksesshme të Kompanisë, është që, brenda tre viteve, t‘u shërbejmë pothuajse një në dy konsumatorëve në zonën ku shtrijmë aktivitetin". COSMOTE është operatori celular me shtrirjen më të madhe në Evropën Juglindore. Ritmet e saj të shpejta të zhvillimit i japin Grupit mundësi që të caktojë objektiva edhe më të lartë.