E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron simpatizantët e PD-së me raki rrushi

Demokratët festojnë me socialistët ditëlindjen e partisë, duke shkrirë akujt e konfliktit mes tyre. "Tangoja" politike PD-PS, mes kreut të grupit demokrat, Astrit Patozi, dhe kryetares së grupit socialist, Valentina Leskaj, shkëlqen në kremtimin e 17- vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. Mes urimeve për ditëlindjen e demokratëve, Patozi dhe Leskaj nuk kanë nguruar të diskutojnë miqësisht edhe për reformën zgjedhore. Nga trokitja e gotave dhe shtrëngimi i duarve duket se Shqipëria do të ketë së shpejti një sistem të ri elektoral. Ndonëse vetë kryetari i PS-së Edi Rama nuk i është përgjigjur mbrëmë pozitivisht ftesës së bërë nga kundërshtari i tij politik Sali Berisha, për të marrë pjesë në pritjen koktej të organizuar për nder të partisë së parë opozitare në vend, pas afro gjysmë shekulli diktaturë, ai ka dërguar në kokteil për të uruar Kryeministrin, kryetaren e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj. E pyetur nga "Shqip", për mosprezencën e kreut të PS-së në këtë festë, Leskaj u shpreh se "Kryeministri i ka dërguar ftesë kryetarit të PS-së, por nuk mundi dot të vinte për arsye të axhendës së tij dhe ai sot përfaqësohet nga kryetarja e grupit dhe në emrin tim i uron PD-së gëzuar ditëlindjen". Demokratët u kanë shpërndarë ftesa për 17-vjetorin e partisë të gjithë përfaqësuesve të opozitës, ku të pranishëm ishin vetëm Valentina Leskaj dhe Arta Dade nga PS-ja, Dritan Prifti nga LSI-ja dhe Paskal Milo nga PDS-sw. Mungesave të shumta të kampit të djathtë iu shtua edhe kryetari i PSD-sw, Skënder Gjinushi. Ndonëse festa e demokratëve është bërë ante-prima për shkak të axhendës së ngjeshur politike të Kryeministrit Berisha gjatë 12 dhjetorit, kanë munguar fytyrat VIP që themeluan PD-nw 17 vite më parë. 17-vjetori i themelimit të PD-sw ka pasur edhe anën tjetër të medaljes. Pjesa dërmuese e themeluesve të kësaj partie, duke filluar nga ish-kryeministri Aleksandwr Meksi, ish-nënkryetari i PD-sw, Genc Pollo, ish-kryetari i PD-sw, Tritan Shehu, Preç Zogaj, Blendi Gonxhe etj., nuk kanë qenë të pranishëm në këtë përvjetor. Gropa e madhe e mungesës nuk mund të mbushej as nga prania e disa themeluesve të tjerë të PD-sw, të cilët kishin munguar për disa përvjetorw rresht, si Arben Imami e ndonjë tjetër. Ndryshe nga viti i kaluar ku u uroi simpatizantëve të PD-së së bashku me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, festën me një gotë verë, këtë vit, Kryeministrit Berisha i mungoi edhe vera e kuqe, por edhe bashkëshortja e tij, e cila nuk e kishte shoqëruar atw në ditëlindjen e PD-së. Në kërkim të një gote vere, e cila për fat të keq, nuk iu servir Kryeministrit për shkak të organizmit të dobët, kreu i PD-së është kënaqur me një gotë raki rrushi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›