Ruli: PD, të rikthehen të ikurit
Ministri i Ekonomisë, i rikthyer në PD pas shumë vitesh, ka kërkuar dje në festën e 17-vjetorit të Partisë Demokratike rikthimin e themeluesve të PD-së, të larguar në emigracion. "S‘do të doja ta lidhja këtë ftesë me pragmatizmin për të marrë më shumë vota në 2009-ën. Duhet të jemi më të sinqertë në këtë. Partia Demokratike është e hapur për të pritur që të ikurit të rikthehen", tha Ruli.
Zoti Ruli, si një nga themeluesit e PD-së, cilat ishin momentet e para të krijimit të një partie të parë opozitare në Shqipëri dhe cilët ishin protagonistët e dhjetorit ‘90?
Unë nuk e di sa do jem i saktë, kanë kaluar 17 vjet dhe nw memorie fshihen disa kujtime. Mund të kujtoj karakterin më kulmor të atij momenti, ku sapo kapërcyem fazën zyrtare të bërjes së kërkesës që ia paraqitëm ministrit të Drejtësisë, në një mbledhje që ishim në Qytetin Studenti, u mësua që kërkesa jonë ishte pranuar. Emocioni në atë ccast është i papërsëritshëm dhe madje është i vështirë edhe që ta përshkruash. Unë besoj që nuk ishte emocioni thjesht i disa njerëzve që u bënë protagonistë të saj, por ishte emocion i një shoqërie të tërë që kulmohej në atë moment për t‘u dhënë besimin atyre njerëzve që pas 50 vjetëve komunizëm, guxuan për t‘i dhënë një kundërshtim politik dhe për të hequr frikën dhe të kuptojnë se ajo konkludohet me një fitore, dhe me vërtetë zyrtarizmi i PD-së ishte fitore. Ndërsa për pyetjen mbi protagonistët mund të them se kanë qenë shumë dhe do bëja padrejtësi po tw uroja ndonjë dhe harroja disa të tjerë. Sigurisht emrat më të njohur që i dinë të gjithë janë tepër të evidentuar. Doktor Berisha, profesor Pashko, Azem Hajdari, Arben Imami. Në fakt bëra gabim që thash disa emra, por u kërkoj ndjesë atyre që nuk i përmenda dot. Unë personalisht e fus veten te grupimi "ne", që vjen pas këtyre që kanë qenë emrat më të spikatur. Sigurisht rrotull nesh është edhe një anonimat i saj, njerëz që na mbështesnin, që rrinin gjithmonë me ne dhe duhet të gjejmë edhe një emër të përbashkët për t‘i emërtuar ata.
Zoti Ruli, ju folët për "ne", por aktualisht pas 17 vjetëve, mes 300 themeluesve të PD-së, këtu në ditëlindjen e saj janë vetëm tre musketjerë, Kryeministri Berisha, Arben Imami dhe ju?
Se kisha kujtuar këtë fakt.
Sot, themeluesit e PD-sw janë larguar nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë nëpër vende të ndryshme të botës. Theksoj se zgjedhjet e ardhshme janë më shumw afër sesa larg, në 2009-ën. A do tw bëjw tentativë PD-ja për të rikthyer të ikurit nga PD-ja?
Shumë e drejtë. Kjo bën pjesë në pragmatizmin politik. Madje do të doja që kjo ftesë të mos artikulohet në 2009-ën. Unë mendoj se ajo ftesë është çdo ditë në PD. PD është një parti që i kaloi të gjitha moshat e saj, për të arritur në këtë pjekuri që ka sot. Dhe në të vërtetë, në këtë pjekuri që ka sot PD-ja, e kuptuam që çdo pikë energjie dhe individ që ka kontribuar në të është i vlefshëm dhe padyshim kjo ftesë unë mendoj që është një ftesë permanente që është çdo ditë dhe çdo orë. S‘do të doja ta lidhja këtë ftesë me pragmatizmin për të marrë më shumë vota në 2009-ën. Duhet të jemi më të sinqertë në këtë. Partia Demokratike është e hapur për të pritur që të ikurit të rikthehen.
Pas 17 vitesh, çfarë mendoni se duhet të ndryshojë në PD?
PD-ja ka një jetë të saj dhe kaloi fazën foshnjore dhe rinore, ndaj mendoj se është vërtetë në fazën e pjekurisë. PD-ja ka sot një armatë të tërë figurash, personalitete politikw të një brezi të dytë, të krijuar më vonë. Sepse partia nuk varet dot vetëm tek ata që e kanë krijuar, por është një organizëm i gjallë. Gjithmonë e më tepër e shoh se në përputhje edhe me kulturën që ka edhe qytetari shqiptar, e ardhmja po evoluon drejt një mentaliteti demokratik. Në këto dy vjet, PD-ja ka dëshmuar urtësi politike dhe sidomos përgjegjshmëri politike.