E Diel, 1 Nëntor 2026

Igli Tare, 4 gola në miqësore

Igli Tare vazhdon të konfirmojë momentin e shkëlqyer fizik që po kalon. Ish-kapiteni i kombëtares ka shënuar katër gola në miqësoren që Lacio ka fituar 13-0 me amatorët e Tor de Çençi. Në këtë mënyrë sulmuesi, i cili është aktivizuar në pjesën e dytë me skuadrën e rezervave, ka vënë në vështirësi trajnerin Delio Rosi, duke "prenotuar" disa minuta lojë në sfidën e të dielës kundër Livornos së Erjon Bogdanit. Ky takim do të jetë edhe një "derbi" mes shqiptarëve që militojnë në Serinë A, edhe pse të dy sulmuesit pritet të jenë vetëm në stolin e rezervave. Pak ditë më parë, Tare është vlerësuar maksimalisht nga tifozët lacialë për shpirtin luftarak dhe për faktin që asnjëherë nuk ka bërë polemika, pavarësisht aktivizimit me pikatore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›