E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj e Hoxha shkojnë në Kukës

Deputetët e PD-së për Qarkun e Kukësit, Aleksandër Biberaj dhe Fatos Hoxha, prej dy ditësh ndodhen në zonat e tyre elektorale për të ndjekur nga afër situatën e krijuar pas reshjeve të dëborës. Në një prononcim për gazetën "Shqip", deputeti Biberaj tha se së bashku me deputetin Fatos Hoxha janë njohur dje me situatën në Veri. Biberaj theksoi se "banorët kanë kërkuar që të ndërhyhet në rrugët rurale, që të hapen, gjë për të cilën po punohet, si dhe që të shtohet përkrahja sociale që marrin, të paktën për këta 2-3 muaj të dimrit". Ai shtoi se nuk ka probleme për bazën ushqimore. Gjithashtu, deputeti tha se furnizimi me energji ka qenë i mirë dhe nuk ka pasur probleme të furnizimit me ujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›