E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në aksident punonjësi i SHISH

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shtetasi të dielën në mbrëmje vonë. Naim Basha, 45 vjeç, me banim në Bujan, punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror, ka mbetur i vdekur pasi automjeti tip "Benz" që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë në pjerrësinë e maleve të Cernicës. Burime të policisë së Tropojës thanë se aksidenti kishte ndodhur në afërsi të Sopotit, në rrugën me asfalt dhe përjashtuan mundësinë që shkaku të kishte qenë akulli. "Ende nuk është zbardhur ky aksident, por mendojmë se shkaku nuk ka qenë akulli, sepse rruga nuk ka mbajtur ujë", tha një burim i policisë së Tropojës. Basha ka qenë i vetëm në makinë, e cila mësohet se ka qenë pronë e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›