E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur nga mbidoza një i ri

Një overdozë vdekjeprurëse i ka marrë jetën një të riu në Durrës. Kufoma e të riut u gjet në afërsi të mauzoleumit të dëshmorëve në qytetin bregdetar. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë konstatuar trupin pajetë të të riut rom dhe kanë njoftuar organin e policisë. Fillimisht u mendua se ishte viktima e parë e të ftohtit të këtij dhjetori, po kryerja e ekspertizës mjekoligjore përcaktoi shkakun e vërtetë të vdekjes së tij. Për disa orë kufoma qëndroi e paidentifikuar. Familjarët kanë identifikuar trupin në morg, ndërsa eksperti mjekoligjor përgatiste raportin që përcaktonte shkakun e vdekjes. Olsi Shabani, 22 vjeç, banues në lagjen 17 të Durrësit, gjeti vdekjen nga mbidoza e drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›