E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bild": E gjithë BE-ja do ta njohë pavarësinë, përveç Qipros

Të gjitha anëtaret e Bashkimit Evropian (BE), me përjashtim të Qipros, do ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur. Këtë e botoi e përditshmja gjermane, "Bild", duke iu referuar burimeve të larta diplomatike në Bruksel. Gazeta bën të ditur se të gjitha anëtaret e BE-së, me përjashtim të Qipros, do ta publikojnë këtë qëllim në takimin e shefave të diplomacive të hënën, një ditë pas shpalljes së pritur të pavarësisë së Kosovës. Mediumet gjermane shtojnë se vetëm Qiproja i kundërvihet pavarësisë së Kosovës, ndonëse disa raporte bëjnë të ditur se edhe Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk janë të gatshme ta pranojnë shtetin kosovar.

Mediumet bëjnë të ditur se diplomatët në Bruksel kanë paralajmëruar se BE-ja nuk do të lëshojë kumtesë të përbashkët për pranimin e Kosovës, por ky hap do t`i lihet secilit shtet veç e veç. Vendimi për planin operativ për misionin në Kosovë do të merret së shpejti. Këtë e deklaroi përfaqësuesi i lartë evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Havier Solana. Ai shtoi se liderët serbë doemos do të duhej t`i zgjidhin problemet në koalicionin në pushtet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›