E Diel, 1 Nëntor 2026

Birësimi, procedurat nisën para dy muajsh

Procedurat për birësimin e Klajdi Muharremit nga Fatos Nano kanë nisur dy muaj më parë. Gjykata e Tiranës, në javën e parë të nëntorit 2007, ka pranuar kërkesën e bërë nga Artur Muharremi për dhënien e pëlqimit për birësimin e djalit të tij, që kishte ardhur në jetë nga martesa me shtetasen Xhoana Nano. Muharremi ishte shprehur dakord që djali i tij 15-vjeçar të birësohej nga Fatos Nano, bashkëshorti aktual i zonjës Xhoana Nano. Ndërkaq, dje në Gjykatën e Tiranës është hedhur shorti elektronik, i cili ka përcaktuar se çështjen për birësimin e Klajdit do ta gjykojë gjyqtarja Fiqrete Mullaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›