E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallakastër, var veten në pemë 26-vjeçari

I ka vënë në gjumë pjesëtarët e familjes dhe ka dalë me qetësi në oborr për t‘i dhënë fund jetës. Kështu ka ndodhur në fshatin Usojë të rrethit Mallakastër, rreth orës 02.00 të mëngjesit të djeshëm, kur Shaqir Nuhaj, 26 vjeç, ka varur veten në një nga pemët e oborrit të shtëpisë. Në bazë të deponimeve të para të familjarëve, mësohet se 26-vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni ditët e fundit. Kohët e fundit, 26-vjeçari dhe familja e tij nuk kishin pasur probleme, por mendohet se vdekja e vëllait të Shaqir Nuhajt në vitin 1997 ka bërë që ky i fundit të vuajë gjatë gjithë kohës, deri sa ka arritur në vetëvrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›