Biznesi: Qeveria mashtroi për ujin teknologjik
Biznesi ka mbetur i zhgënjyer
nga mosmbajtja e
premtimit të qeverisë, që
i jep sipërmarrjeve ujin teknologjik
kundrejt tarifës 1 euro.
Ndonëse vendimi për çështjen
në fjalë është marrë në Këshillin
Kombëtar të Ujit që para 6 muajsh,
ky vendim nuk ka shkuar
ende për miratim në Këshillin
e Ministrave. Konfindustria e
cilëson këtë si një
skandal, që po e
ngarkon biznesin
pa të drejtë
me kosto shtesë.
"Është krejt e papranueshme
që
industritë shqiptare
të vazhdojnë
të paguajnë me
dhjetëra e qindra
herë më shumë
sesa ato të vendeve
të BE-së. Në Itali paguhet
max 900 euro/vit tarifë fikse, ose
më pak se 3euro në ditë, ndërkohë
që në Shqipëri, me tarifat në
fuqi, ndërmarrjet e ngjashme paguajnë
mbi 100 mijë euro në vit,
ose afër 300 euro në ditë", thuhet
në një njoftim për shtyp të këtij
organizmi. Sipas Konfindustrisë,
tarifa e vendosur nga KKU-ja
prej 1 euro/ditë vetëm e vë në
pozitë të barabartë prodhimin
shqiptar me atë të huaj dhe asgjë
më shumë. "Përndryshe kemi
shtim të rrezikut të falimentimit
me pasojë direkte në punësimin
e qytetarëve dhe humbje të parikuperueshme
tregjesh. Kjo do të
sjellë goditje të pastër të investimeve
prodhuese të vendit dhe të
huaja, rritje çmimesh, që përkthehen
në inflacion në dëm të
gjithë ekonomisë dhe kostos së
jetesës së qytetarëve shqiptarë",
thotë Gjergj Buxhuku, administrator
i Përgjithshëm i Konfindustrias.
Sipas industrialistëve
moszbardhja dhe si rrjedhim
moshyrja ende në
fuqi e një vendimi
të marrë prej
afër 6 muajsh më
parë nga institucioni
më i lartë i
fushës. "Këshilli
Kombëtar i
Ujërave, kryetar i
të cilit është vetë
Kryeministri i
Shqipërisë, i interesuar
i drejtpërdrejtë
për vendimin e mësipërm
është një shkelje e hapur e procedurave
ligjore nga Ministria e
Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit
të Ujërave. "Kjo tregon për
problemet e shumta të veprimit
ndërinstitucional të ekzekutivit
shqiptar", thuhet në njoftimin
për shtyp. "Një veprim i tillë vë
në pozitë krejt të pakëndshme
para investitorëve të vendit dhe
të huaj seriozitetin e qeverisë
dhe imazhin e Shqipërisë, në dijeninë
e së cilit është se vendimi
i tarifës 1 euro për Ujin Teknologjik
të Puseve, tashmë ka hyrë në
fuqi prej muajsh.