Urbanët, sauna në verë dhe frigoriferë në dimër
Të gjithë po dëgjojmë se çmi
mi i biletës do të bëhet 50
lekë. Por çfarë të ofrojnë në
të vërtetë autobusët në Tiranë? Në
verë sauna dhe në dimër janë si
frigoriferë. "Fiks Fare" kreu një
vëzhgim në disa autobusë të linjave
të kryeqytetit. Gazetari i
"Fiks"-it, me një termometër në
dorë hyri në disa autobusë në
muajt e nxehtë të verës. Temperatura
brenda në autobus shënonte
34 gradë celsius. Në asnjë autobus
nuk kishte ajër të kondicionuar.
Udhëtarët ankoheshin se ishin
të sëmurë me zemër dhe në autobus
ndiheshin keq.
Menduam se në dimër situata
do të ishte ndryshe. Njerëzit, të
ftohtit të këtyre ditëve të fundit
nëpër autobusë i shpëtojnë duke
udhëtuar të shtrënguar me njëritjetrin.
Udhëtarët ankohen se autobusët
vonohen enkas në stacione
për t‘u mbushur me sa më
shumë udhëtarë.
Deri më sot, Bashkia e Tiranës
ka qenë në mëdyshje për rritjen e
çmimit të biletës. Ende nuk e
kanë vendosur nëse duhet rritur
apo duhet subvencionuar transporti
urban. Drejtori i Urbanistikës
në Bashkinë e Tiranës, Enton
Punavija, e pranon që nuk
është luks që qytetarët të kenë
kondicionerë nëpër autobusë,
por ky është një problem që ai
premton se do ta diskutojnë gjerësisht
në strukturat e bashkisë dhe
institucionet e tjera. Por një problem
tjetër mjaft i rëndësishëm,
sipas zotit Punavija, është subvencionimi
ndaj operatorëve të
transportit urban. "Qenia e një
autobusi me kondicioner ose me
kushte teknologjikisht të pastra
varet nga çmimi i shërbimit",
thotë ai. Bashkia e Tiranës është
përballë dy alternativave: ose të
rrisë çmimin e biletës së autobusëve,
ose të rrisë subvencionin
ndaj operatorëve të transportit
urban. Por bashkia e kryeqytetit
aktualisht është në pritje të daljes
së akteve nënligjore për të rritur
cilësinë e shërbimeve të transportit
urban. E nëse nuk bëhet,
atëherë të gjithë do të vuajmë
rritjen e çmimit të biletës.
Por, a janë në kaq vështirësi
operatorët? Në fakt, në këtë sektor
bëhen abuzime të mëdha në
kurriz të shtetit. Jo vetëm që fatorinot
nuk të japin biletë, por
shesin edhe kondrabiletën si biletë,
duke kryer kështu veprën
penale të evazionit fiskal. "Fiks
Fare" zbuloi në dy autobusë të linjës
së Unazës fatorino që në vend
të biletës të japin kondrabiletë.
Ndërsa në linjën e Porcelanit
askush nuk të jep biletë.
DIALOGU
Linja e Unazës, autobusi nr.32
Fatorino: Lekët. Dy?
Fiksi: Dy, dy.
Fiksi 2: Çfarë janë?
Fiksi 1: Ej, o vëlla, këto janë bileta
apo kondrabileta?
Fatorino: Njësoj janë.
Fiksi 1: Po ti për biletë m‘i dhe, por
nuk janë bileta këto.
Fiksi 2: Janë kondrabileta.
Fiksi 1: Këto janë kondrabileta, më
jep biletë.
Fatorino: Do biletë ti? Do biletë?
Fiksi: Po. Dua biletë normale. Përderisa
të jap lekët... Apo jo?! Faleminderit!
Linja Porcelan-Qendër
Fatorino: Ju këtu përpara…
Fiksi: Dy. Më fal po biletë ka?
Fatorino: Hë për hë aty ka plot.
Fiksi: Po mbaji, çfarë na duhen ne?
Fatorino: Se mos i kemi me inventar.
Ne i kemi, kujt duam që t‘i
japim, i japim…