Zv.ministri i Bujqësisë, me 3 kredi të pashlyera në BTA
Zëvendësministri i Bujqësisë,
Ndue Preka, nuk ka shlyer një
borxh prej 81311214 lekë, borxh që
ia ka shtetit shqiptar. Agjencia e
Trajtimit të Kredive i ka kërkuar
ministrit të Bujqësisë, zotit Jemin
Gjana, që me autoritetin që ka të
ndërhyjë te zëvendësi i tij, Ndue
Preka, për të kthyer borxhin që ai
ka ndaj ish-Bankës Tregtare
Agrare.
Zv/ministri i Bujqësisë ka
tërhequr tri kredi pranë degës së
ish-Bankës Tregtare Agrare në
Lezhë. Që nga koha kur i ka
tërhequr ato, Preka nuk e ka shlyer
borxhin. Sipas shkresës së
Agjencisë së Trajtimit të Kredive,
detyrimi në total për tri kreditë,
deri më datë 31 gusht 2006, është
81311214 lekë, nga i cili principali
është 23240000 lekë.
Meqë ky borxh nuk po shlyhej,
në zbatim të detyrave të lëna nga
Auditi i Brendshëm i ministrisë,
ATK kërkoi që brenda datës 31 korrik
2006 të ndikojë edhe ministri
i Bujqësisë, Ushqimit dhe
Mbrojtjes së Konsumatorit. Por
nga ky institucion nuk është kthyer
ende asnjë përgjigje. ATK nuk
ka më asnjë rrugëzgjidhje tjetër
për të siguruar kthimin e borxhit,
veç rrugës ligjore.
Me shkresat përkatëse në dorë.
"Fiks Fare" i kërkoi një përgjigje zv/
ministrit të Bujqësisë, z.Preka. Për
dhjetë ditë me radhë, gazetarët e
"Fiks"-it kanë qëndruar para Ministrisë
së Bujqësisë për të kontaktuar
me të. Më në fund, dje zoti
Preka pranoi të jepte një përgjigje
për këtë çështje. Dje premtoi se
afati i fundit i prononcimit të tij do
të jetë dita e sotme.