E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, e keqja duhet të vijë

Fundi i vitit ka filluar të nxjerrë
në sipërfaqe efektet negative
të krizës energjetike, të paralajmëruara
kohë më parë. Banka e Shqipërisë
vëren se kostot e prodhimit
kanë filluar të rriten me ritme shumë
të shpejta, të paregjistruara më parë
gjatë këtyre viteve të fundit. "Kostot
shtesë, për shkak të përdorimit të
burimeve alternative, kanë rënduar
si mbi bizneset, ashtu
edhe në nivelin e përgjithshëm
të çmimeve
të konsumit", thotë
Banka Qendrore. Sipas
ekspertëve të saj, përdorimi
i gjeneratorëve
ka krijuar kosto shtesë
të vazhdueshme, të cilat
në kushtet e rritjes
së çmimit të naftës
rëndojnë dukshëm
mbi çmimet e prodhimeve
e të shërbimeve.
"Përvoja ka treguar se nevoja për të
rikuperuar aktivitetin ekonomik në
periudhat e mëvonshme, ka nxitur një
aktivitet ekonomik në kushte të sforcuara,
duke imponuar kosto të paparashikuara
për bizneset dhe jo në pak
raste, edhe lëkundje të pozitave të tyre
në treg", thuhet në raportin e fundit të
Autoritetit Qendror Monetar. Rritja e
kostove të prodhimit duket se ka qenë
edhe një nga faktorët kryesorë që ka
ndikuar në kërcimin e inflacionit gjatë
gjysmës së dytë të vitit.
Rreziqet shtesë
Por pasojat negative të krizës duket
se nuk mbarojnë vetëm me rritjen e
kostove dhe pritet të shtrihen në kohë.
Banka jep një paralajmërim shumë të
fortë, duke ju referuar eksperiencave
të kaluara. "Në përgjigje
të kufizimeve të thella
të aktivitetit ekonomik,
mbyllja dhe pakësimi i
mundësive për hapjen e
vendeve të reja të punës,
si edhe ulja e pagave
të të punësuarve, kanë
shoqëruar situatat e
‘pragkolapsit energjetik‘
në vend. Biznese kredimarrëse
vendosen në
vështirësi për të arritur
rezultatet e pritshme
financiare, për shkak të kufizimit të
aktivitetit ekonomik. Ekspertë pranë
bankave tregtare shprehen se rreziku
i kredisë rritet ndjeshëm në periudhat
e rëndimit të situatës energjetike. Kjo
do të ndikonte në rënien e cilësisë së
kredishlyerjes në sistemin bankar, të
cilën Banka e Shqipërisë e monitoron
në mënyrë mjaft të kujdesshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›