E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet lëvizja në Qafë-Kërrabë

Dëbora mbulon për herë të parë pas shumë vitesh ultësirën e Rrethit të Elbasanit. Bora e natës së shtunë, e një trashësie mbi 5 centimetra, realisht ka mbuluar të gjithë fushën e Elbasanit, zonat fushore rreth tij, por ka qenë e papërfillshme në rrethet malore si Gramshi e Librazhdi. Ndërsa gëzimi i ligjshëm për rënien e saj ka pushtuar zonat urbane, qarkullimi është ndërprerë në zonat malore, më tepër nga ngricat, se nga trashësia e dëborës. Gjatë gjithë ditës së djeshme është ndërprerë qarkullimi në Qafë-Kërrabë, duke devijuar të gjitha llojet e automjeteve nga Durrësi drejt kryeqytetit. Burime të policisë konfirmojnë se janë lejuar të qarkullojnë në këtë aks rrugor vetëm mjetet e transportit të mallrave të pajisura me zinxhirë. Ndërkohë, vështirësi të qarkullimit të mjeteve janë ndjerë edhe në Qafë-Thanë, për shkak të ngricave, edhe pse mjetet në këtë aks rrugor malor, kanë kaluar të gjitha me zinxhirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›