E Diel, 1 Nëntor 2026

Llogoraja kalohet vetëm me zinxhirë

Reshje të dendura dëbore kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës në Rrethin e Vlorës. Në kohën që dëbora binte me intensitet të lartë, ///////////////////////shumë mjete, të cilat udhëtonin përgjatë aksit rrugor Vlorë-Himarë dhe që nuk kanë pasur zinxhirë me vete janë detyruar që të lënë mjetet e tyre t‘i mbulonte dëbora dhe të strehoheshin në hotelet e Llogorasë, ose kanë njoftuar të afërmit e tyre për të sjellë zinxhirë për të kaluar këtë aks rrugor. Policia rrugore, e cila ka qenë në patrullim në të gjithë këtë aks ka vërejtur se ka pasur disa përplasje të vogla të mjeteve që nuk kishin zinxhirë dhe shkisnin, duke u përplasur me muret anësorë të rrugës ose me ndonjë mjet tjetër. Sipas komandantit të trafikut të Vlorës, Edmir Noka, situata në këtë aks rrugor është e rënduar sepse reshjet e dëborës kanë bllokuar të gjithë rrugën duke bërë të pamundur kalimin e mjeteve pa zinxhirë dhe sipas meteorologëve situata do të vazhdojë të jetë me ngrica.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›