E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet një segment i Rrugës Transballkanike nga banorët

Dhjetëra banorë të Rrugës Transballkanike janë mbledhur përpara shtëpive të tyre dhe kanë dalë në mes të rrugës duke e bllokuar atë. Këta banorë të vjetër të kësaj zone, të lagjes "1 Maji" kanë kërkuar nga qeveria që të mbajë premtimin që u bëri në inaugurim e këtij aksi të rëndësishëm jo vetëm për qytetin e Vlorës, por edhe për zonën jugore të Shqipërisë. Shumë prej banorëve kanë qenë gra, të cilat së bashku me fëmijët e tyre kanë vënë në rrugë disa gurë për mos të kaluar asnjë mjet që vinin dhe shkonin drejt Portit të Vlorës dhe anasjelltas. Mes zhurmave të fuqishme të borive të kamionëve ata për më se gjysmë ore kanë protestuar duke mos i lënë të kalojnë këto mjete dhe duke i bërë më dije të gjithëve atyre që i premtuan se do të shpërblehen deri më një për çfarë do t‘u prishet për ndërtimin e këtij aksi rrugor. Duke vënë fëmijët dhe të moshuarit para mjeteve të tonazhit të rëndë që prisnin të hapej rruga për të kaluar, banorët janë shprehur se "nuk do të lejojmë asnjë polic nga ata që vinë nga Tirana të na prish dhe këto që na kanë ngelur nga prishja, me shpresën dhe me fjalën e Kryeministrit se do të dëmshpërbleheshin. Por deri tani që ka kaluar pothuajse një vit ne nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim". Pas gjysmë ore pasi banorët janë shpërndarë dhe qarkullimi i mjeteve ka filluar të lëvizë lirshëm, në atë pjesë rruge që është e përfunduar, disa nga këta banorë kanë shkuar te katër gratë të cilat janë në ditën e 14 të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është rënduar së tepërmi.

Protestuesit u kanë dhënë kurajë katër grave. Ato u kanë thënë se "dhe ne do të jemi në çdo moment përkrah jush derisa të na plotësohen kërkesat tona që ia kemi shtruar qeverisë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›