E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna: Të na ndihmojnë se nuk kemi lekë për ilaçe

V.Idrizi, e ëma e vajzës së infektuar nga virusi vdekjeprurës kërkon gjetjen e fajtorëve që infektuan dyvjeçaren. "Unë kërkoj nga drejtësia shqiptare të më gjejë fajtorët që më infektuan vajzën më këtë sëmundje. Kërkoj, pse kallëzimi im është mbajtur pezull prej pesë muajsh dhe askush nuk më ka sqaruar sa herë kam kërkuar në prokurori. Ndaj shtetit kërkoj dëmshpërblim, sepse jemi familje e varfër dhe nuk kam asnjë mundësi financiare të blej ilaçe të shtrenjta për vajzën e sëmurë". Agim Dervishi gjyshi i vogëlushes pohon për "Shqip" se "një foshnjë e vogël nuk mund ta marrë sëmundjen e sidës përveçse në rrugë jashtë atyre që njihen për faj të personit. Ka aq humanizëm ky shtet që të vërë para përgjegjësisë fajtorët dhe të na heqë shpenzimet e varrimit? Ky fat na ra dhe jetojmë të gjithë me një vdekje për së gjalli".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›