E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani zhgënjen, kthehet në stol

Erjon Bogdani duket se do ta ketë të vështirë të rifitojë postin e titullarit të Livornos. Pas disa paraqitjeve të mira, prova reale e sulmuesit shqiptar ishte ndeshja me Napolin, por ai nuk mundi të shënonte në takimin e humbur 2-1. Kjo ka bërë që trajneri Kamoleze të vendosë kthimin në stol të sulmuesit shqiptar, ndonëse vazhdon të mungojë titullari Tavano për shkak dëmtimi. Sipas mediave italiane, në ndeshjet e radhës dyshja e sulmit do të formohet nga Tristan dhe Diamanti, ndërsa edhe Rosini ka më shumë shanse aktivizimi se Bogdani. Në këtë situatë, duket i pashmangshëm kthimi i Bogdanit të Kievo në fundin e sezonit, pasi Livorno vështirë se do të paguajë 4 milionë eurot e kartonit të tij në fund të këtij sezoni, ku shqiptari është marrë në formën e huazimit nga skuadra veroneze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›