E Diel, 1 Nëntor 2026

Briatore kundër Luis Hemilton: Nuk di të kontrollojë egon

Pak ditë ndajnë nga fillimi i
sezonit të ri në Formula 1,
por që tani dihet se kush e
ka siguruar titullin e pilotit më antipatik.
Bëhet fjalë për Luis Hemilton
të MekLaren, i cili në vitin e
dytë të tij në cirkuitin e Formula 1,
urrehet nga shumë skuadra dhe
pilotë të tjerë. Në listën e atyre që
e kritikojnë sjelljen e Hemilton
është shtuar edhe emri i Flavio Briatores,
drejtorit të skuderisë Reno,
i cili e ka vlerësuar të pakuptimtë
debatin që lindi në skuadrën Mek-
Laren gjatë sezonit të kaluar mes
britanikut dhe spanjollit Fernando
Alonso. Tashmë ky i fundit është
kthyer përsëri te Reno, me të cilën
fitoi dy tituj kampion dhe Briatore i
ka dalë menjëherë në krah spanjollit.
Në një intervistë në gazetën angleze
"The Guardian", ai nuk i ka
kursyer kritikat e hapura ndaj
Hemilton. "Ai ka pasur një mundësi
shumë të mirë për të mësuar. Kur
je fillestar, duhet të kapësh fluturimthi
një shans të tillë. Hemilton
e kishte këtë mundësi duke garuar
përkrah një piloti shumë të veçantë
si Fernando", deklaroi drejtori italian
i Reno. Më pas, kritikat e tij janë
bërë më të ashpra, duke deklaruar
se britaniku ishte shumë egoist dhe
vinte veten para skuadrës, një gabim
që nuk duhej bërë asnjëherë
në botën e Formula 1. "Hemilton
është shumë i ri dhe ka talent, por e
ka humbur këtë mundësi. Një debutues
duhet të punojë për
skuadrën. Kjo skuadër është e përbërë
nga mijëra persona që
punojnë për të ndërtuar dy makina.
Duhet t‘i respektosh të gjithë
këta persona që të mbështetin.
Nuk mund të respektosh vetëm
egon tënde. Një pilot duhet t‘i mësojë
këto gjëra. Dëgjon shpesh pilotë
të thonë ‘makina ime‘, kur në
fakt ajo nuk u përket atyre. Makina
është ‘e skuadrës‘", u shpreh Briatore
në intervistën e tij për gazetën
angleze. Një sulm i tillë i drejtuesit
të Reno do ta bëjë më entuziazmuese
garën e parë të sezonit, ku
Hemilton synon një fitore për të
qenë menjëherë protagonist në
luftën për titullin kampion. Britanikut
tashmë nuk do t‘i duhet të ruhet
vetëm nga dy makinat Ferrari,
rivalët më të fortë të këtij sezoni, por
edhe nga Reno, që dëshiron të
nxjerrë në pah vlerat më të mira të
Fernando Alonsos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›