E Diel, 1 Nëntor 2026

Duçkallari: PS të reflektojë në qëndrimet për reformën

Partia e Paskal Milos u kërkoi dje socialistëve të marrin rolin e duhur për të bashkuar të majtën. Sipas sekretarit për marrëdhëniet me publikun, Artur Duçkallari, nisma ligjore, e çuar në Kuvendin e Shqipërisë, për ndryshimin e Kushtetutës për sistemin zgjedhor, në thelbin e saj është e nxituar. "Nëse kjo nismë ligjore arrin të miratohet me votat e dy partive të mëdha, demokracisë së brishtë shqiptare do t‘i jepet një goditje e rëndë në njërën prej shtyllave themelore të saj, në respektimin e vullnetit të lirë të shqiptarëve", theksoi Duçkallari. Sipas tij, Berisha nuk i ka respektuar kurrë marrëveshjet dhe as ka për të respektuar as edhe këtë që është arritur. "Ai dëshiron të kalojë lumin e Bukureshtit, pastaj e di ai se çfarë bën me kalin", tha Duçkallari. Ai siguroi se PDS do bëjë përpjekjet me të gjitha vullnetet politike, partiake dhe individuale në Kuvendin e Shqipërisë, për t‘i thënë ndal këtij regresi institucional të sistemit elektoral në emër të autoritarizmit tipik lindor të veshur me petka moderniste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›