Burreli, pa laborator për kontrollin e mishit
Burrel- Në qytetin e Burrelit mungon laboratori për kontrollin veterinar të mishit të bagëtive dhe kjo ka sjellë shqetësime tek popullata, e cila nuk ka siguri në produktet që konsumojnë. Situata bëhet më shqetësuese pas dyshimeve të fundit për rastet e fundit të dyshuara në këtë zonë.
Ky laborator është larguar nga ky qytet për në Peshkopi rreth 100 kilometër larg, objektivisht e pamundur për të bërë analiza rutinë apo të vijueshme për mishin që tregtohet në lokalet e qytetit, apo në pazaret e ndryshme si në më të madhin atë të Klosit a gjetkë. Prania e një laboratori të tillë bëhet e domosdoshme dhe për faktin se në fshatrat e këtij rrethi janë evidentuar pak vite më parë 35 vatra antraksi, e njohur si plasja në gjuhën popullore.
Zyrtarët garantojnë se sëmundja po mbahet nën kontroll edhe nga vaksinimet e përvitshme pavarësisht se vatrat mbeten latente dhe me rrezik ringjalljeje.
Ndaj ky fakt e bën të domosdoshëm kontrollin e produktit shtazor që tregtohet dhe sidomos e mishit që konsumohet masivisht.
Sipas specialistëve, në të paktën katër zona ku tregtohet mish në mënyrë masive si në Burrel, Klos, Derjan dhe Lis, kontrolli përmes laboratorit do të ishte i nevojshëm, por që prej katër vitesh ai është dyndur nga Burreli për t’u dërguar në Peshkopi, gjë e pamundur për kontrolle ditore apo peridodike të shkurtëra.
Kështu në jo pak raste janë kasapët që e vlerësojnë mishin në është i rregullt apo jo në mënyrë audodidakte madje dhe duke e bllokuar kur ka shenja të tilla për tua bërë të ditur dhe mjekëve veterinerë. Gjithsesi kërkohet një kontroll dhe siguri institucionale përmes një laboratori të nevojshëm në Burrel.