Cana në mbrojtje, ashtu si në kombëtare
Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, pritet të kthehet në rolin e qendërmbrojtësit në ndeshjet e para të vitit 2008 për Olimpikun e Marsejës. Ndonëse ky nuk është roli i preferuar i futbollistit shqiptar, dëmtimet e shumta në radhët e marsejezëve e kanë detyruar trajnerit Gerets të marrë në konsideratë këtë ndryshim në rreshtimin e skuadrës. Sipas mediave franceze, kthimi i Canës është zgjidhja e vetme e problemeve të klubit, pasi futbollisti e ka mbuluar edhe më parë një rol të tillë. Për më tepër, mediat franceze kanë sqaruar se lojtari e ka mbuluar me sukses një rol të tillë në të kaluarën jo vetëm me Olimpikun e Marsejës, por edhe me kombëtaren shqiptare, duke rezultuar po aq efikas në mbulimin e kundërshtarit. Gjatë eliminatoreve të EURO 2008, trajneri Bariç i ka kërkuar shpesh Canës të kthehet në qendër të mbrojtjes në minutat e fundit të ndeshjes për të ruajtur rezultatin.