E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkelma e ofendime, 2008-a starton mes dënimeve

Komisioni i Disiplinës ka zhvilluar mbledhjen e parë për vitin 2008 dhe në fund dënimet nuk kanë munguar. Në Kategorinë Superiore janë pezulluar me 3 ndeshje dhe gjobitur me 50 mijë lekë gjobë Bledar Hodo (Teuta) dhe Aleksander Jakimovski (Shkumbini), të cilët kanë goditur me shkelma njëri-tjetrin. Pezullim me dy ndeshje dhe 30 mijë lekë gjobë ka pasur edhe për mbrojtësin e Vllaznisë, Admir Teli, që në ndeshjen e fundit të vitit 2007 ka ofenduar gjyqtarin. Masat disiplinore nuk kanë munguar as në Kategorinë e Parë: trajneri i Lushnjës, Bano dhe lojtari Gentian Çela për ofendim të gjyqtarëve, si edhe futbollistët Ceno (Sopoti), Shtrepi e Rizvani (Laçi) dhe Lala (Tomori) janë pezulluar me nga dy ndeshje secili për ofendim dhe shtyrje të kundërshtarit dhe do të paguajnë 30 mijë lekë gjobë. Disiplinori ka vendosur të shtyjë edhe shqyrtimin e disa kërkesave të lojtarëve për prishjen e kontratave, ku spikasin emrat e Abazajt të Tiranës dhe Ngjelës së Skënderbeut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›