Deko: E ardhmja? Në fund të sezonit
Mesfushori i Barcelonës, Deko, ka folur sërish rreth të ardhmes së tij futbollistike. Në një intervistë të dhënë për radion spanjolle "Cadena Ser", ai ka deklaruar: "Kam një kontratë të gjatë me Barçën, por tashmë disa gjëra kanë ndryshuar. Për momentin nuk mendoj rreth të ardhmes, edhe sepse jam i përqendruar në objektivat që skuadra ka në këtë sezon. Në fund të edicionit do të vendos". Edhe pse është rikuperuar nga dëmtimi, mesfushori portugez ende nuk e ka fituar vendin si titullar.