Fred: Do të qëndroj te Lioni
Sulmuesi brazilian, Fred, ka bërë të ditur se do të qëndrojë te Olimpik Lioni, duke refuzuar në këtë mënyrë ofertat që kanë ardhur në adresë të tij nga Paris Sent Zhermen dhe nga anglezët e Totenhemit. "Gjatë merkatos së janarit nuk më kanë bërë ndonjë ofertë të kënaqshme, pohoi lojtari. Nuk dëshiroj që të flas më për merkaton. Jam 100 për qind i përqendruar te Lioni dhe te puna ime me këtë skuadër. Dua të qëndroj. Shpresoj të rigjej formën më të mirë, për veten time por edhe për klubin".