E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënimi i mbyll karrierën Romarios

Sulmuesi brazilian Romario duket se ka mbyllur përfundimisht karrierën e tij si futbollist, pas dënimit që i është dhënë pasi ka rezultuar pozitiv në një test antidoping. 41-vjeçari, aktualisht trajner-futbollist te Vasko De Gama, u mbrojt duke deklaruar se ajo kishte qenë vetëm një ilaç për flokët. Por kjo nuk ka mjaftuar dhe sulmuesi është dënuar me 120 ditë pezullim nga të gjitha aktivitetet. Kjo do të thotë se futbollisti do të kryejë tashmë vetëm detyrën e trajnerit te Vasko De Gama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›