Trafiku i armëve, fishekë për pistoleta
Zbardhet linja e trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, disa elementë kriminalë, pasi dërgonin në Kosovë fishekë, merrnin pistoleta. Brenda dy ditëve, akuza ka dërguar pjesën tjetër të të pandehurve që bashkëpunonin me ushtarakët për trafikun. Sipas kërkesës për gjykim, në vijim të hetimeve për procedimin nr 23 të këtij viti, më datë 9 mars 2007, është lejuar përgjimi i bisedave telefonike të Bashkim Dervinës. Nga transkriptimet e bisedave na rezultoi se ky i pandehur bashkëpunonte për trafikimin e armëve me Bujar Dokun. Këta persona, sipas akuzës, kryenin trafik nga Kosova në Shqipëri, duke i transportuar nga dogana e Morinës. Më datën 17 mars 2007, Dervina dhe Doku kanë futur në Shqipëri një sasi armësh të tipit "Mini Bloë". Gjashtë pistoletat Dervina ia ka shitur një muaj më pas, Fillim Palushit, ndërsa ky i fundit ia ka rishitur Ardit Manes, i cili është arrestuar në flagrancë në datën 18 mars 2007. Akuza tha, se edhe pas këtij ndalimi, vazhdoi përgjimi i numrave të telefonit të Dervinës dhe Dokut, ku rezultoi se më datë 31 mars të këtij viti kanë dalë nga dogana Morinës. U lajmëruan menjëherë forcat e policisë, të cilat kryen kontrollin e automjetit tip "Benz" të drejtuar nga Bujar Doku. Sipas kërkesës për gjykim, gjatë kontrollit në doganë nuk u konstatua asnjë send i paligjshëm, ndërsa forcat e policisë dërguar automjetin në një servil të specializuar në Durrës, ku u konstatua se në njërën prej dyerve ishin 22 pistoleta. 20 ishin të tipip "Mini Bloë", ndërsa dy ishin "bereta". Gjatë ekspertimit të tyre u konstatua se ishin në gjendje të mirë pune. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e Bashkim Dervinës janë gjetur një sasi e konsiderueshme armatimesh, kryesisht fishekë. Prokuroria tha dje se në bazë të të dhënave provohet se Bashkim Kamberi, Bujar Doku. Fillim Palushi e Ardit Mane kanë konsumuar të katër elementët e veprave penale të "trafikimit të armëve dhe municioneve më shumë se një herë".