E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani, sytë nga "bavarezi" Lucio

Së afërmi, Bajerni i Mynihut mund të humbasë shërbimet e Lucios. Në një intervistë për "Deutsche Welle", mbrojtësi brazilian ka deklaruar: "Një ditë ëndërroj të luaj në Itali ose në Spanjë. Mbase shumë shpejt kjo ëndërr do të shndërrohet në realitet". Marrëdhëniet e 29-vjeçarit me klubin bavarez janë ftohur prej kohësh dhe më tej ai ka thënë: "Ismael, Sanjol e Podolski janë lojtarë për të cilët flitet se do të largohen nga Bajerni, përse Lucio nuk mund të ikë?". Braziliani i intereson Milanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›