Depozita Fleksi, 2 përfitime në një depozitë
Tirana Bank vjen pranë jush në këtë fundviti me një produkt të ri cilesor, i cili synon të ofrojë lehtësira të reja për klientët tanë anembanë vendit. Depozita Fleksi arrin t‘iu ofrojë norma interesi tepër konkurrente për tregun shqiptar, por edhe lehtësi tërheqjeje të një pjese të caktuar të shumës, pa prishur depozitën e pa humbur interesin tuaj. Mjafton që ju të drejtoheni sot, për të hapur një depozitë 1-vjeçare në çdo degë të Tirana Bank anembanë vendit dhe do të përfitoni menjëherë:
Interes 7.5% në lekë dhe 5% në Euro dhe Dollarë
Në çdo moment ju mund të tërhiqni deri në 30% të shumës së depozituar prej jush, pa prishur depozitën e pa humbur interesin
Pra, 30% e shumës së depozituar prej jush mbetet fleksibël, duke ndihmuar të gjithë ata klientë, të cilët për arsye nga më të ndryshmet kanë nevojë të tërheqin një pjesë të depozitës, duke i krijuar atij mundësinë të marrë sërish interesin e përcaktuar nga banka për depozitën e tij 1-vjeçare. Kjo ofertë vjen si një dhuratë Krishtlindjesh për klientët tanë, të cilët mund të përfitojnë anembanë botës, duke pasur këtë depozitë, edhe nga shërbimet e tjera cilësore të grupit tonë bankar, Piraeus Bank Group.
Transferta bankare, "Pa Kufij" - "No Borders"
Pasi së bashku me ofertën më të re për depozitat, ne ju ofrojmë edhe një tjetër mundësi të gjithë atyre që duan të bëjnë transferta parash nëpërmjet grupit tonë bankar. Me shërbimin e ri të transfertave "Pa Kufij" - "No Borders" të Piraeus Bank Group, ju mund të kryeni transfertat tuaja me kushtet më të favorshme që një bankë mund të ofrojë, si kosto tepër të ulëta për dërguesin, 0 komisione për përfituesin e transfertës dhe mbi të gjitha dërgim i shpejtë dhe tërheqje të parave brenda ditës, kudo që të ndodheni në degët tona të vendeve si më poshtë:
Tirana Bank - Shqipëri
Piraeus Bank - Greqi
Piraeus Bank - Bullgari
Piraeus Bank - Serbi
Piraeus Bank - Rumani
Piraeus Bank - Egjipt
Dhe mjafton të hapni një llogari te një prej Bankave të Piraeus Bank Group, do të mund të përfitoni të gjithë nga shërbimi i ri i transfertave "Pa kufij" - "No Borders" dhe nga cilësia që vetëm Piraeus Bank Group mund t‘iu ofrojë.