E Diel, 1 Nëntor 2026

Terminali 5 në Heathrow, 110 ditë numërimi deri në hapje

Edhe 100 ditë larg hapjes së shtëpisë së re të "British Airways"-it në Heathrow. Një epokë e re në udhëtimin ajror është vetëm pak javë larg, falë hapjes së afërt të shtëpisë së re ekskluzive të "British Airways"-it në Heathrow në Terminalin 5. Duke rimarrë ditët e lavdishme të transportit ajror dhe dizajnuar për ta shndërruar çdo udhëtim nëpërmjet Heathrow-it, komod, të thjeshtë dhe pa stres, Terminali 5 - apo T5-a si njihet gjithnjë e më shumë nga të gjithë - ka si qëllim të vetëm ta vendosë pasagjerin në rend të parë. Duke përdorur dizajnin dhe teknologjinë më të fundit, T5-a i jep udhëtarit kontrollin e udhëtimit të tij, duke përshpejtuar proceset që e bëjnë qëndrimin në aeroport si një detyrë, kështu mbetet më shumë kohë për t‘u relaksuar, për të ngrënë, për të bërë shopping apo për të punuar. Mendohet se rreth 80% e të gjithë udhëtarëve që do të nisen nga T5-a do ta bëjnë regjistrimin e udhëtimit online, ose në një nga 96 kioskat e check-in-it në sallat e nisjes dhe pjesa më e madhe nuk do të hasë radhë të gjata gjatë procesit.

Me të kaluar banakun e shpejtë të lënies së bagazhit, udhëtarët do të kalojnë mes pikës së kontrollit të sigurisë dhe më pas të futen në zonën e dyqaneve. Lehtësirat e këtyre pikave të shitjeve ripërcaktojnë të bërit shopping në aeroport për të ofruar gjërat më të fundit në terapinë e blerjeve dhe 144 dyqanet e restorantet e shpërndara në 200000 m2 zonë shitjeje.

Dhe që kjo përvojë të bëhet akoma më e lehtë, në të gjithë Terminalin do të mund të gjeni "fenerë" të mëdhenj, që shërbejnë si shenja orientimi së bashku me ekrane informacioni të panumërta.

Niveli i shkëlqyeshëm dhe shërbimet e panumërta nuk mbarojnë këtu për anëtarët e First, Club World, Club Europe, Gold dhe Executive Club, të cilët mund të shfrytëzojnë 6 sallat e pritjes së British Airways, që do të jenë në dispozicionin e tyre në Terminalin 5. Në T5, "British Airways" ka shfrytëzuar mundësinë që të rishikojë në mënyrë radikale sallat e veta në aeroport, të cilat tani në mënyrë të përbashkët njihen si "Galeri". Në T5 do të ketë 6 të tilla: Concorde Room, Salla e First Class-it, tre Club Lounges, dhe një Arrivals Lounge.

Concorde Room ka një kapacitet deri në 156 persona nga klientët e klasit First dhe të ftuar special me Bar-in Concorde që ofron verëra dhe pije alkoolike të tjera nga e gjithë bota, të zgjedhura nga blerësit e kushtuar të "British Airways"-it. Ka po ashtu një restorant që ofron një përzgjedhje pijesh dhe shujtash të freskëta përgjatë gjithë ditës, një banak asistimi të dedikuar dhe madje edhe një sallë të veçantë, ku anëtarët mund të zhvillojnë takime dhe të punojnë online në privatësi të plotë.

Pasagjerët që udhëtojnë në fluturime të brendshme në mbërritjet e T5-ës mund të pushojnë të qetë se nuk janë harruar. Galeritë e Sallave të Mbërritjes (Galleries Arrival Lounge) në Terminalin 5, Concourse A, ka 156 vende, përfshin një shumëllojshmëri veçorish si restorante, bare për të konsumuar mëngjesin, lehtësira pune dhe zbavitjeje, një zonë hidroterapie me 94 dhoma dushesh, shërbim për hekurosjen e kostumeve, një qendër trajtimi Elemis dhe të tjera.

Duke filluar nga data 27 mars 2008, 90% e fluturimeve të "British Airways"-it do të nisin të lëvizin për në nyjën e re të saj, në T5. Pjesa tjetër prej 10% të udhëtimeve do të lëvizin në Terminalin 3, mes qershorit dhe tetorit 2008. Për ata që vijnë/ nisen me makinë, është ndërtuar një rrugë e re që ofron akses direkt për në M25. Terminali 5 në Heathrow me "British Airways". Sepse, ndonjëherë udhëtimi është shpërblim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›