Denoncimi, Tirana me ujë të ndotur
Uji i pijshëm në Tiranë nuk
vjen i pastër. Kjo jo sepse
impiantit të Bovillës i mungon
teknologjia e avancuar, as
sepse mungon sasia e klorit, por
sepse ka probleme në menaxhimin
e prurjeve të ujit, sidomos në sezonet
e pranverës dhe të vjeshtës,
kur shirat janë dhe në sasi më të
mëdha. Këtë fakt e ka bërë publik
një ish-punonjës i Drejtorisë së
Ujësjellës-Kanalizimeve, Bilbil
Daci. Sipas tij, impianti i Bovillës
funksionon në rregull, por Bovilla e
vjetër dhe një pjesë e Shën Mërisë
kanë probleme. "Nuk bëhet saktë
ndarja e prurjeve të ujërave nga
burime të tjera, ndërsa niveli i klorit
në ujë është mbi normalen.
Megjithatë mund të them që sado
sasia e klorit të jetë e madhe, ajo
s‘mund të evitojë krijimin dhe zhvillimin
e mikrogjallesave në tubacionet
e ujit", sqaroi ish-punonjësi
i Ujësjellësit, Bilbil Daci. Sipas tij,
edhe sëmundja e salmonelës, që u
shfaq 2 muaj më parë në zonën e
Qytetit Studenti, ka qenë pikërisht
një nga "simptomat" se prurjet dhe
menaxhimi i ujit nuk është korrekt.
Por, nga ana tjetër, burimet zyrtare
pranë Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve
kanë deklaruar se një
akuzë e tillë nuk qëndron, sepse
klorinomi i ujit bëhet sipas standardeve
dhe shpërndahet në
mënyrë automatike. "Çdo gjë është
automatike dhe e programuar në
mënyrë profesionale", sqaroi Drejtoria
e Ujësjellësit. Sipas tyre, uji
është i pastër dhe analizat kryhen
jo vetëm nga ky sektor, por si nga
Instituti i Shëndetit Publik, ashtu
edhe nga Drejtoria e Shëndetit
Publik.
Kur pehashi i ujit është 7, në këtë
rast lëngu quhet asnjanës. Kur i
afrohet nivelit 3, hyn në zonën e
kuqe, zonën e rrezikut. Kur kalon
mbi 10 ose 11, uji kalon në bazik,
është shumë gërryese. Në këtë rast
kemi të bëjmë me ujë të papastër.
"Në kohën e vjeshtës dhe pranverës,
kur fillojnë shirat, dy burimet
që furnizojnë ujësjellësin e Tiranës,
Bovilla e vjetër dhe Shën Mëria,
kanë një veçori të pazakontë. Rritet
prurja e këtyre burimeve deri në tre
apo katërfishin e prurjeve. Kjo do të
thotë që në këtë periudhë uji është
i turbullt dhe jashtë parametrave të
përdorimit. Para dy vjetësh ky
fenomen eliminohej duke mos e
futur në rrjet këtë ujë", thekson
Daci. Sipas tij, nëse uji merr me
rrjedhën blozë, mbetje inerte, këto
të shoqëruara me temperaturë,
ndriçim, amortizime të rrjetit dhe
probleme të tjera, janë burim papastërtie.
"Në këto kushte, edhe
sikur uji të ketë klorin e mjaftueshëm,
kjo lëndë nuk mund të
evitojë virusin apo epideminë. Ujin
e bardhë të përzier me papastërti
nuk ka shkencë ta pastrojë. Ai
mund të eliminohet vetëm me anë
të ndërhyrjes", shpjegon më tej ishpunonjësi
i Ujësjellësit. Daci tregon
se para 2 vjetësh të gjitha prurjet e
panevojshme eliminoheshin duke
mos e futur ujin në përdorim. Por,
Drejtoria e Ujësjellësit ka sqaruar
edhe një herë se, ashtu sikurse ka
ndodhur edhe para 2 vjetësh, edhe
sot kryhen të gjitha proceset për
pastrimin e ujit, ndërsa proceset e
tjera janë të gjitha automatike, mes
tyre kryesorja edhe shpërndarja e
klorit në rrjet. "Megjithëse në raste
të veçanta Drejtoria e Ujësjellësit ka
rritur dozën e klorit, kjo nuk është një
mënyrë për të zgjidhur problemin.