E Diel, 1 Nëntor 2026

Invalidët e punës, sot në protestë para Bashkisë së Tiranës

Invalidët sot do të protestojnë
përsëri përpara Bashkisë së Ti
ranës, kundër diskriminimit që
u bëhet nga institucionet shtetërore
dhe ato private. Në një
konferencë për shtyp në ambientet
e lëvizjes "Mjaft", e cila ka dalë
në mbështetje të kësaj kategorie,
Shoqata e Invalidëve të Punës së
Shqipërisë njoftoi se do të zhvillojë
ditën e sotme një protestë masive
në kryeqytet kundër diskriminimit
që po u bëhet anëtarëve të kësaj
shoqate. Përfaqësues të tyre
kërkuan dje në mesditë që të zbatohet
ligji aktual për invalidët, si
dhe të ndalet diskriminimi
ekonomik, social dhe shëndetësor
që i bëhet kësaj shtrese. Tre janë
kërkesat kryesore të invalidëve.
Ata kanë kërkuar zbatimin e të
drejtave të tyre si invalidë në shërbimin
e transportit të udhëtarëve,
përjashtimin nga taksat, si dhe respektimin
e kuadrit ligjor për
punësimin e tyre. "Ne i kërkojmë
Bashkisë së Tiranës të drejtat ligjore
në transportin urban dhe interurban,
kërkojmë zbatimin e
ligjit nga pushteti lokal për përjashtimin
e invalidëve të punës nga
taksat e drejtpërdrejta, kërkojmë
gjithashtu zbatimin e ligjit për
punësimin e invalidëve të punës",
thanë dje përfaqësues të tyre gjatë
konferencës për shtyp. Kërkesat e
tjera të Shoqatës së Invalidëve të
Punës së Shqipërisë kishin të bënin
me lehtësirat ekonomike, që
shteti i detyrohet kësaj shtrese të
shoqërisë, siç janë ato me arsimimin
e fëmijëve të tyre. Lëvizja
"Mjaft", në një qëndrim publik ka
shprehur mbështetjen e saj për
kërkesat e invalidëve të punës.
"Kjo lëvizje do të mbështesë protestën
e invalidëve të punës përpara
bashkisë së kryeqytetit, si
dhe çdo formë tjetër presioni që
ata do të përdorin për të arritur në
zbatimin e kërkesave të tyre ligjore",
janë shprehur përfaqësuesit
zyrtarë të kësaj lëvizjeje.
Kjo është protesta e dytë brenda
këtij muaji e invalidëve të
punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›