E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncon për përdhunimin e së bijës

ati ka bërë kallëzim penal në polici, për përdhunimin e vajzës së tij të mitur. Burime të brendshme të policisë bëjnë të ditur se dje, rreth orës 16:30, 45-vjeçari V.Q., banor i lagjes "Shënkoll" të qytetit të Elbasanit, ka denoncuar zyrtarisht personin që kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e tij, S.Q. Sipas denoncimit të të atit, mësohet se B.T., rreth 19 vjeç, në kohë të ndryshme kishte arritur të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e tij, e cila është në moshë të mitur. I njëjti burim ka bërë të ditur se policia ka thirrur për shpjegime vajzën, ndërsa djali, për të cilin është bërë kallëzimi, është larguar nga banesa e tij. Mësohet se vajza e ka pranuar një lidhje të tillë, duke pohuar se i denoncuari nga babai ishte i dashuri i saj. Ndërsa 19-vjeçari është shpallur person në kërkim nga policia, kjo e fundit po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas denoncimit të të atit për dhunimin e vajzës së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›