E Diel, 1 Nëntor 2026

Toti: Anglezë, do fitoni me Kapelon

Kapiteni i Romës, Françesko Toti, është i bindur se Anglia nuk do të zhgënjejë nën drejtimin e Fabio Kapelos. "Anglia do të paraqitet shumë më mirë. Me Kapelon në pankinë nuk do të ishin humbur ndeshjet kundër Rusisë dhe Kroacisë. Ai është një fitues, ka stil dhe objektivi i tij është suksesi i skuadrës, përqendrohet dhe nuk i intereson çfarë thotë shtypi apo tifozët. Kapelo është i ndershëm me lojtarët, por po gabove një herë, nuk bën më pjesë në planet e tij. Ai është një gjeneral", tha Toti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›