E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetet qe nuk kane "hapur goje"

Nga 13 janari i 2007-ës, deri në dhjetorin e po këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar rreth 74 seanca parlamentare. Nga procesverbalet e këtyre seancave të mbajtura nga administrata e Kuvendit rezultojnë se 6 deputetë nuk kanë folur asnjëherë, pra nuk kanë ngritur asnjë shqetësim të zonës së tyre dhe nuk kanë diskutuar për asnjë nga temat apo debatet që janë hapur gjatë këtij viti në Kuvend. Ndërsa deputeti që ka folur më shumë në Kuvend është Erion Braçe. Nënkryetari i grupit socialist ka folur plot 87 herë në sallën e Kuvendit në vitin 2007, ku ka diskutuar dhe dhënë mendimin e tij për çështje të ndryshme. Pas tij, vjen deputeti tjetër i PS-së Arben Malaj, me 81 herë, i cili pasohet nga Kryeministri Sali Berisha, 76 herë, kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi, 66 herë, kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, 53 herë, deputeti i PS-së Taulant Balla 51 herë dhe ministri i Financave, Ridvan Bode, 48 herë. Kryesisht Bode dhe Malaj kanë diskutuar dhe replikuar me njëri-tjetrin për çështjet ekonomike, të cilat gjatë këtij viti rezultojnë se kanë zënë një pjesë të madhe të debateve parlamentare. Ndërsa 6 deputetë si Bushati, Nano, Sterkaj, Tola, Xhomara dhe Ziri, kanë folur vetëm nga një herë në sallën e Kuvendit gjatë vitit 2007, kryesisht kur është diskutuar buxheti ose shkarkimi i ish-kryeprokurorit Sollaku, ndërsa ish-kryetari i PS-së, Nano, ka folur pas marrëveshjes që bëri me Kryeministrin Berisha për zgjedhjet lokale, ndërkohë që krerët e partive politike ishin "ngujuar" në Presidencë. 16 deputetë kanë folur vetëm dy herë gjatë këtij viti në sallën e Kuvendit. Ata në bazë të procesverbaleve të seancave parlamentare janë Dedja, Divjaka, Dule, Eris Hoxha e Edi Paloka, (të cilët janë futur vonë në Kuvend), Musabelliu, Mustafaj, Paturri, Prenga, Sharku, Shpani, Solis, Teferiçi, Stafa, Xheka dhe Xhindoli. Ndërsa 3 herë në sallën e Kuvendit kanë folur Faruku, Ramadhi, Tavo, Ujka, Harasani, Hasanbelliu dhe Lamaj. 4 herë kanë folur Bano, Kollozi, Legisi, Memushi, Ndokaj, Bakalli. Në sallën e Kuvendit kanë folur 5 herë, Bisha, Bylykbashi, Cara, Gjoni, Isaraj, Islami dhe Xhindi. Ndërsa 6 herë kanë folur, Çaçi, Shehu, Tola e Trashani. 7 herë kanë folur Babasi, Bregu e Ndoka. 8 herë kanë folur Çobaj, Fatos Hoxha, Kaleci e Përnaska. 9 herë kanë folur Hushi, Juka e Starova. 10 herë kanë folur Dajçi, Gjergji, Sherifi, Skuqi e Mehmet Hoxha. Ndërsa 11 herë në sallën e Kuvendit kanë folur Ruçi, Safet Sula, Uka, Meta dhe Metalla. 12 herë kanë folur Bumçi, Çipa, Demi, Prifti dhe Xhuveli. 13 herë kanë folur Bejtaj, Gjini dhe Kola. Ndërsa Idrizi, Çuli dhe Vuksani kanë folur 14 herë në sallën e Kuvendit. 15 herë kanë folur Rusmali, Ulqini, Mediu e Karapici. 16 herë kanë folur Peçi, Xhafa, Bujar Leskaj e Fino. 17 herë kanë folur Dokle, Baki Shehu, Lutaj e Ngjela. 18 herë kanë folur Keri e Dalipi. 19 herë Pango, Pollo, Stefa e Hysa. 20 herë kanë folur Ceka, Ruli e Flamur Hoxha. Ndërsa 21 herë kanë folur Dade, Zogaj, Oketa e Gjana. 22 Herë ka folur Ylli Bufi, i cili ka drejtuar edhe disa seanca parlamentare. Ndërsa Xhaferaj e Madhi kanë folur nga 23 herë. 24 herë kanë folur Basha, Biberaj, Tritan Shehu e Meksi. Ndërsa Bello, Patozi, Majko e Minxhozi kanë folur 25 herë në sallën e Kuvendit. 27 herë kanë folur Çela, Dervishi e Klosi. Ben Blushi dhe Sabrit Brokaj kanë folur 31 herë. Dashnor Sula ka folur 32 herë. Ndërsa Nishani, Spaho e Lesi kanë folur 33 herë. Ndërsa Pëllumb Xhufi, Koçi dhe Neranxi kanë folur 35 herë gjatë vitit 2007 në sallën e Kuvendit. Vlen për t‘u theksuar se ata deputetë të cilët kanë folur më pak nuk është se kanë ngritur ndonjë shqetësim të zonës së tyre por diskutimet e tyre janë të shënuara në seancat maratonë, siç kanë qenë ato të buxhetit dhe për shkarkimin e ish-kryeprokurorit Sollaku, ku listat kanë qenë tmerrësisht të gjata dhe pothuajse nuk ka mbetur deputet pa diskutuar.

Deputetë që s‘kanë folur asnjëherë

Sadri Abazi

Tom Doshi

Alfred Gega

Hamit Kosta

Flori Bajrami

Paskal Milo

Deputetët më aktivë në Kuvend

Erjon Braçe 87 herë

Arben Malaj 81 herë

Sali Berisha 76 herë

Skënder Gjinushi 66 herë

Valentina Leskaj 53 herë

Taulant Balla 51 herë

Ridvan Bode 48 herë

Kryetarët e grupeve

Gjatë analizës së punës së Kuvendit për vitin 2007 të rezulton se pjesën më të madhe të diskutimeve në Kuvend e kanë zënë kryetarët e grupeve parlamentare. Ata kanë pasur edhe peshën më të madhe të debateve parlamentare për çështje të ndryshme.

Kryetarët e Partive

Kryetarët e partive parlamentare rezultojnë se kanë folur më pak se deputetët e tyre në sallën e Kuvendit si Milo, Meta, Pollo, Xhuveli, Mediu, Ndoka, etj.

Ministrat

Gjithashtu, më pak aktivë gjatë këtij viti kanë qenë edhe ministrat e kabinetit qeverisës. Ata kanë diskutuar dhe folur më gjatë vetëm gjatë interpelancave të ndryshme, që janë kërkuar nga deputetët e Kuvendit. Peshën më të madhe të debateve e diskutimeve, ia kanë lënë kryetarit të grupit të PD-së, vetë kryeministri Berisha.

Opozita

Më aktive gjatë vitit 2007 duket se ka qenë opozita. Pjesa më e madhe e deputetëve të saj kanë marrë fjalën disa herë, duke diskutuar për çështje të rëndësishme, të cilat kanë zënë kohë dhe kanë pasur peshë në seancat parlamentare

Ekonomia

Pjesën më të madhe të diskutimit në sallën e Kuvendit, gjatë këtij viti, e kanë zënë çështjet ekonomike, duke bërë kështu më shumë protagonist ministrin e Financave, Ridvan Bode, dhe nënkryetarin e Komisionit të Ekonomisë, deputetin e PS-së, Arben Malaj

Seancat janë drejtuar nga

Jozefina Topalli

Fatos Beja

Seancat

Nga janari i 2007-ës deri në mesin e dhjetorit të këtij viti, duke mos futur dy seancat e fundit, janë zhvilluar gjithsej 74 seanca parlamentare, ku janë diskutuar projektligje të ndryshme dhe janë marrë vendime të rëndësishme. Gjithashtu, gjatë këtyre seancave, nuk kanë munguar dhe debatet e sherret e ndryshme, të cilat shpeshherë kanë degjeneruar edhe në sharje e grushte

Ligjet

Gjatë vitit 2007, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar 167 ligje, pjesa më madhe e të cilave ka vetëm votat e mazhorancës, pasi opozita i ka kundërshtuar me votën kundër. Miratimi i tyre është shoqëruar vazhdimisht me debate të ashpra mes dy kampeve politike, pozitës dhe opozitës

Deputetë

Gjatë vitit 2007 ka pasur vetëm pesë nisma parlamentare nga deputetët e Kuvendit për hartimin e projektligjeve të ndryshme. Dy nisma janë të Arian Madhit, një e Majlinda Bregut dhe dy të disa deputetëve të grupit parlamentar të PD-së

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›