Di Stefano: Unë kam pasur shumë fat
Sulmuesi legjendar i Realit të Madridit, Alfredo Di Stefano, është i bindur se ka qenë me shumë fat që ka luajtur në nivele të larta, pasi vetëm në lagjen e tij kishte 40 djem të tjerë që luanin më mirë futboll. Argjentinasi 81-vjeçar, që mban edhe postin e presidentit të nderit të Realit, ka treguar se ajo që ka penguar këta djem të tjerë të Buenos Airesit të luanin ishin kushtet e jetës. "Unë kam qenë shumë me fat që u bëra një futbollist. Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të luaja në një kampionat elitar. Në lagjen time kishte 40 lojtarë më të mirë tek unë, por disa vendosën të studionin, disa të tjerëve u duhej të punonin, ndërsa një pjesë nuk kishin mundësinë të blinin këpucë sportive", tregoi Di Stefano, i cli sot do të nderohet me një statujë që do të vendoset në fushën stërvitore të Realit të Madridit. Ai ka fituar 5 herë Kupën e Kampioneve me Realin, si dhe 8 tituj kampion të Spanjës.