E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokrri kthehet në kreun e FFK-së

Asambleja e Federatës së Futbollit të Kosovës ka dekretuar dje kthimin si president të këtij institucioni të Fadil Vokrrit, i cili ka fituar zgjedhjet përballë Xhelal Brojës. Në votimin e djeshëm, Vokrri ka marrë 42 nga 53 votat e anëtarëve të pranishëm në Asamble, duke siguruar një fitore bindëse që tregonte qartë edhe mbështetjen ndaj tij. Kandidatura e Fadil Vokrrit ka pasur prej kohësh një mbështetje të gjerë në Kosovë, pasi ai shihet si figura e duhur për të drejtuar futbollin, pasi të sigurohet pavarësia. Gjatë mandatit të tij katërvjeçar në postin e presidentit të FFK-së, Vokrri do të ketë si detyrë të përfshijë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe të ndihmojë në rritjen e profesionalizimit të tij. Këto dy "detyra" lehtësohen nga fakti se gjatë përvojës së tij të mëparshme si kryetar i Këshillit të Përkohshëm të Federatës së Futbollit në Kosovë, ai ka pasur kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e FIFA-s dhe UEFA-s, duke ditur se cilat janë kërkesat në realizimin e këtyre objektivave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›