E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjet shtëpia, mbetet jashtë nëna me 2 fëmijë

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:00 të mëngjesit në lagjen "Partizani" një lagje e vjetër e qytetit të Vlorës. Sara Pasha së bashku me dy djemtë e saj jetonin prej më se dy vjetësh te kjo banesë e vjetër. Në mëngjesin e djeshëm e ëma ka nisur dy fëmijët njëri 14 vjeç dhe tjetri 11 për në shkollë dhe shoqëruar deri te porta e shkollës. Por kur është kthyer përsëri për në shtëpi ajo po përgatiste si çdo ditë drekën, dhe po ndiente një herë tymi që po dilte nga një kabllo korrenti që ajo e kish lidh me kaloriferin. Në momentin që ajo shkon për ta hequr nga priza spinën shikon se flaka kishte filluar të hapej me shpejtësi në disa batanije të cilat ishin afër kaloriferit, i cili ishte dhe shkaktari për djegien totale të kësaj banese. Nëna e dy djemve, Sara Pasha, e cila para disa muajsh ishte e ndarë nga burri u shpreh: "Nuk e imagjinova që brenda pak minutash të shkrumbohej e gjithë shtëpia së bashku me çfarë kishte brenda. Të gjitha orenditë që kisha m‘i dogji zjarri vetëm një çantë të vogël që mbaja dokumentet e asistencës munda të shpëtoj dhe një pasaportë që kur të marrë asistencën nesër mos të kem probleme".

Edhe pse në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja, nuk ka mundur të shpëtojë asgjë nga shtëpia e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›