E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy 18-vjeçarëve, akuzohen për armëmbajtje

Dy 18-vjeçarë vihen në pranga nga blutë e Durrësit. Një grindje banale mes shokësh për pak sa nuk ka përfunduar në një krim. Ndonëse kanë kaluar më shumë se 10 vjet dhe janë organizuar aksione çarmatimi, armët vazhdojnë të ngelen në duart e popullatës dhe të rrezikojnë jetë njerëzore. Mjaftojnë sherre banale mes të rinjsh për të marrë armët dhe rrezikuar jetën e tjetrit. Miklovan Shkurti dhe Mihallaq Bello pas një sherri me dy të rinj të tjerë në gjaknxehtësi e sipër kanë rrëmbyer një armë zjarri dhe kanë nisur t‘i kanosin me jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ndërsa në orët e para të ditës së djeshme dy 18-vjeçarët, të dy banues në fshatin Perlat të Durrësit janë arrestuar. Sipas burimeve zyrtare të policisë, arrestimi është bërë në orën 03.00 të ditës së djeshme nën akuzën e kanosjes së jetës së tjetrit dhe armëmbajtjes pa leje. Të arrestuarve, njëri prej të cilëve, Shkurti, i dënuar më parë për vjedhje, u është bllokuar me cilësinë e provës materiale një pushkë model 63.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›