E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, aksidentohet 70-vjeçarja

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e djeshme në hyrje të qytetit bregdetar. Një e moshuar ka mbetur e aksidentuar si pasojë e përplasjes nga një makinë që lëvizte në rrugë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme pranë mbikalimit që ndodhet në afërsi të stacionit të trenit në Durrës. Një automjet tip BMW me targa të Durrësit i drejtuar nga 25-vjeçari Dritan Golia ka aksidentuar një grua rreth të 70-ave. E dëmtuara është në gjendje kritike për jetën. Sipas burimeve policore, rezulton se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia e të moshuarës gjatë kalimit në rrugë, ndërsa për të sqaruar plotësisht rrethanat është shoqëruar në polici drejtuesi i automjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›