Rezistenca e maorëve
Henri Uilliams lindi më 11 shkurt të vitit 1782, në Notingam të Britanisë së Madhe dhe ndërroi jetë më 16 korrik 1867, në Baia del Sole të Zelandës së Re. Historia e tij është një pikënisje e mirë, si shumë të tjera të ngjashme me të. Ish-marinar, pak i bëshëm, me syze, e me siguri nisur nga qëllime të mira, mbi të gjitha prift, nisi të konvertonte australianët në të krishterë deri në vitin 1822. Në shkurt të vitit 1840 ishte në krye të misionit të Kishës Anglikane në Zelandën e Re, më e fundit e kolonive britanike. Po atë vit mbërriti në vend zëvendësguvernatori i parë , por megjithatë Uilliams dukej të qe njeriu i duhur për të përkthyer traktatin historik mes kurorës britanike dhe krerëve maorë të vendit. Ashtu dukej, por fatkeqësisht nuk ishte, ose më saktë ishte njeriu i duhur për britanikët, por jo për indigjenët.
Pas një shekulli
Në tetor, 140 vjet pas vdekjes së Uilliamsit, Zelanda e Re përjetoi lajmin e arrestimit të 17 aktivistëve të impenjuar në mbrojtjen e të drejtave të maorëve, të akuzuar për aktivitet terrorist, pas zbulimit të fushave stërvitore të paramilitarëve në brendësi të zonave malore të vendit të Ishullit të Veriut. Mund të duket e çuditshme, por ndoshta faji për këtë është edhe i //////////////pristit të sipërpërmendur.
Në Gjykatën e Auklandit ndodhen nën proces 16 persona të ndaluar pas persekutimeve të tetorit. Operacioni për kapjen e tyre ishte kulmi i një hetimi të fshehtë të policisë, i cili zgjati një vit dhe që u përqendrua në fshatin e izoluar Ruatoki në Ishullin e Veriut. Ruatoki është porta e hyrjes për në malet ///////////Ureëera ku jeton ende krenar, fisi që kërkon pavarësi i tuhoes. Sulmet e policisë erdhën pas vënies re të personave me veshje ushtarake që kalonin malin e që mbartnin me vete armë zjarri. Thuhet, por kjo nuk është e sigurtë, që mes atij arsenali armësh kishte edhe një bombë në napalm dhe se objektivi i sulmit ishte Kryeministrja e vendit, Helen Klark.
Një nga personat e arrestuar i kishte deklaruar policisë që ishte duke u stërvitur për të bërë pjesë në një forcë speciale të posaçme qëllimi i së cilës ishte shpallja e luftës ndaj qeverisë së vendit dhe se sipas tij "të bardhët" do të kishin një fund shumë të keq, shumë shpejt. Mes të arrestuarve ishte edhe një maor tërësisht i bërë tatuazh, aktivist i fisit që kërkon pavarësi, i njohur për qëndrimet e tij ekstremiste ndaj autoriteteve të vendit. Sipas gazetës lokale, grupi i këtij luftëtari kishte disa ndjekës, të gjithë të njohur me emrin "rama", "iluministët" në gjuhën maori. Mes tyre kishte edhe ish- pjesëtarë të ushtrisë së Zelandës së Re në luftën e Vietnamit. Si manual kishin "Librin e gjelbër të irlandezëve të Veriut. E ndërkohë që këto histori kanë dalë në shtyp, të gjithë pyesin në janë të vërteta të gjitha këto rrëfime? Shumë histori të fryra e më pas të përgënjeshtruara kanë qarkulluar që pas operacionit të policisë, shefat maorë kanë protestuar për mënyrat e egra të përdorura nga ana e policisë ndaj të arrestuarve. Madje disa zëra thonë se nuk ka pasur kurrë kampe stërvitore antiqeveritare e se në vend të tyre, ka vetën shkurre e pyje. Gjithë këto incidente, sipas kreut të popullsisë maore i kanë çuar marrëdhëniet e brishta mes indigjenëve dhe të bardhëve një shekull pas. Sigurisht që kjo situatë ka rihapur edhe plagë të tjera shumë më të vjetra. Ajo që dimë është se keqtrajtimet dhe sëmundjet ngjitëse që ranë, zhdukën pjesën më të madhe të popullsisë indigjene menjëherë pas ardhjes së britanikëve dhe se indigjenët e sotëm jetojnë në kushte shumë të këqija, të goditur nga problemet e panumërta shëndetësore, mungesës së arsimimit, papunësisë, kriminalitetit e abuzimit të drogave. Po ç‘punë kanë këtu maorët? Edhe ata, pa dyshim, kanë kaluar momente të këqija në të shkuarën, por sot kultura e tyre është shpërndarë kudo në vend dhe një pakicë madje bën një jetë shumë të mirë dhe duket se gjërat funksionojnë mes maorëve dhe zelandezëve dhe se nuk ka më çështje të rëndësishme për konflikt, apo jo? Në fakt po, dhe armiqësia ndaj maorëve po pëson rritje të madhe. Sipas një figure të respektueshme të komunitetit phekat (zelandezët e rinj me origjinë evropiane) mund të ankohen sa të duan për faktin që maorët e konsiderojnë veten mbi ligjin dhe të thonë se u ka ardhur në majë të hundës nga dëgjimi i ankesave të vazhdueshme për diskriminim. Sipas tij, "të bardhët" duhet të mësohen me një situatë të tillë dhe të mos përzihen në çështjet e brendshme e mbi të gjitha mbi çështjet e qëndrimit tonë këtu ku jemi.
Maorët përbëjnë pak a shumë 15% të popullsisë prej 4 milionë banorësh të zelandezëve të rinj. Nga një hetim i Ministrisë për Zhvillimin Social ka dalë se indigjenët jetojnë shumë më keq se të bardhët në të gjitha parametrat. Rrezikojnë tri herë më shumë të vdesin nga vdekjet e dhunshme si dhe katër herë më shumë të arrestohen për agresion. Në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë. 405 vendime të gjykatës ka të bëjë me anëtarët e kësaj pakice që përfaqëson 50% të personave që ndodhen në burgje. Mundësia e tyre për të filluar një punë është 5 herë më e vogël se ajo e të bardhëve dhe të ardhurat familjare janë 30% më të ulëta se ato të vendit. Në kushte normale jetëgjatësia e maorëve është 10 vite më pak se ajo e të tjerëve. Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e minoriteteve, pavarësisht njëfarë progresi, Zelanda e Re ka pabarazi të dukshme mes etnive të ndryshme të popullsisë kryesisht mes evropianëve dhe maorëve. Kjo duket në shëndetësi, në punësim, në paga, në drejtësi. Në disa raste kemi të bëjmë me histori të pastra diskriminimi. Edhe pse niveli i jetesës së maorëve është përmirësuar në krahasim me të shkuarën sërish mbeten shumë probleme ende për t‘u zgjidhur në një vend si Zelanda e Re.
Traktati i Uaitangit
Ka jo pak maorë që nuk druhen të thonë atë që mendojnë në lidhje me këtë situatë: "Është e qartë që në bazë të problemit qëndron një ndjenjë e pastër raciste", thotë një docente universitare e përfshirë në lëvizjen civile të maorëve. "Sjellja e zelandezëve me origjinë evropiane është kjo: ne jemi superiorë, kemi pushtetin dhe këto fakte duhen pranuar. Ajo çka të bën përshtypje është durimi i jashtëzakonshëm i treguar nga maorët. Duhet të ishin ngritur me armë në dorë prej kohësh, por nuk e kanë bërë duke iu shmangur gjithmonë një konfrontimi që nuk do t‘i sillte të mirë asnjërës nga palët".
Rrënjët e problemeve janë ngulur thellë në të shkuarën, më saktësisht në shkurtin e vitit 1840, kur prifti Uilliams bëri versionin e gjuhës indigjene të tre klauzolave të traktatit të Uaitangit me ndihmën e të birit, Eduardit, i rritur nga maorët dhe që konsiderohej si njohës i mirë i dialektit vendas. Sipas nenit të parë të tekstit anglisht, maorët duhet të hiqnin dorë nga sovraniteti i tyre në favor të kurorës britanike. Por në versionin e Uilliamsit, ky fragment ishte përkthyer me një fjalë që në vend të sovranitetit kishte kuptimin e një lloj guverne. Ndërkohë në gjuhën maore ekzistonte fjala e përshtatshme për atë çka shprehej ne traktatin e britanikëve. Takimi i dikurshëm i maorëve me përfaqësuesit e Madhërisë së Saj u organizua vetëm për t‘u kërkuar ndihmë anglezëve për të sulmuar një bandë evropiane gjuetarësh balenash, të gjithë të jashtëligjshëm e të kërkuar nga autoritetet e vendeve të tyre, që kishin sulmuar ishujt e Zelandës. Kësisoj është e qartë që maorët nuk kishin aspak ndërmend të nënshkruanin një dokument që do t‘u merrte gjithçka dhe kështu menduan se po firmosnin një dokument me anë të së cilit i jepnin kurorës një autoritet të kufizuar. Anglezët, nga ana e tyre, nënshkruan një tekst, që i garantonte Londrës sovranitetin e plotë ndaj asaj pjese toke që tre muaj më pas u kthye në një koloni të rëndomtë me emrin Zelanda e Re. Si pasojë maorët humbën 95% të tokës së tyre. Pak a shumë në këtë periudhë edhe numri i popullsisë pësoi ulje të jashtëzakonshme, nga 100 mijë që ishte kur erdhën britanikët në 36 mijë, ndërkohë që kolonët evropianë po shtoheshin si mizat e lisit dhe brenda pak kohësh kapën shifrën 600 mijë.
Rizgjimi i viteve ‘70
Sipas një sociologu në Universitetin e Auclandit, sot çështja e territorit ndodhet në thelbin e të gjitha protestave juridike, kulturore dhe shpirtërore të maorëve. Pjesa më e madhe e tribuve të ishujve nuk e kanë nënshkruar traktatin e famshëm të skllavërisë dhe ndihemi të gjithë si të flakur nga toka jonë. Veç elementit sentimental të lidhjes sonë me tokën, marrja e saj na ka privuar prej çdo lloj mundësie ekonomike dhe ka shkatërruar të gjitha raportet shoqërore. Ja përse kjo histori vazhdon të jetë shumë e rëndësishme: padrejtësitë e së shkuarës kanë pasoja konkrete në jetën e maorëve. Disa tentativa për të përballuar problemin e tokave nuk kanë pasur sukses. Gjykata, që ka marra në shqyrtim kërkesën në lidhje me rishikimin e traktatit në bazë të çështjeve të ndryshme që i janë paraqitur për zgjidhje, nuk ka bërë deri tani asgjë konkrete. Ndërkohë, në mënyrë paradoksale, kultura dhe gjuha maore në vend kanë një pozicion shumë të rëndësishëm, thelbësor në jetën e zelandezëve. Të mendosh që 30 vjet më parë kush fliste maori dënohej. Sot ajo është gjuhë zyrtare që mësohet së bashku me lëndët e tjera në shkollë. Ekziston një televizion lokal në gjuhën maore, Parlamenti u ka rezervuar vende gjithashtu maorëve. "Kemi luftuar dhe jemi përpjekur shumë për të arritur disa të drejta, ato të drejta që i kishim në fillim e më pas na i morën. Tani na duhet që të luftojmë edhe për kushedi sa kohë për t‘u rikthyer në pikën e nisjes. Pjesërisht arritjet janë falë të ashtuquajturit "rizgjimi maor", që ka nisur në vitet ‘70 me një protestë thuajse paqësore që më pas mori përmasat e një lëvizjeje të mirëfilltë, e cila kryesisht operon me mjete shumë paqësore, demokratike dhe mbi të gjitha të natyrës kulturore. Dhe falë kësaj përpjekjeje kemi arritur diçka", thotë një përfaqësues i lëvizjes maore. Por problemi, sipas tij sot, pavarësisht gjithë lëshimeve të "të bardhëve" mbetet ende një problem i hapur, që herë pas here mahiset dhe merr përmasat e një plage. E tillë ishte edhe çështja e kampeve stërvitore të paraushtarakëve maorë, gjithmonë sipas pretendimeve të zyrtarëve zelandezë, dhe sulmeve të policisë që pasuan. Vetë maorët janë aq paqësorë sa thjesht mendojnë se forcat e rendit janë jokompetente dhe se nuk bëhet fjalë ndoshta për një politikë të qëllimshme të qeverisë për të tkurrur pretendimet e indigjenëve. Gjithsesi ky është një tregues i tensioneve që sa vijnë e rriten. Për liderët maorë frika më e madhe është prishja e një lloj status qou-je paqeje, e cila ndoshta i sjell arritjet ngadalë, por pa dhunë. Nëse duna do të bëhet pjesë e konfliktit, atëherë gjërat do të vështirësohen më shumë dhe mund të rrezikohet kthimi pas. Megjithatë ka nga ata maorë, edhe pse janë të pakët, që mendojnë se vetëm një shoqërim i kërkesave me një farë presioni mund të bënte qeverinë që të reflektonte për lëshime e të drejta të mëtejshme. Po deri ku shkojnë këto të drejta? Pikërisht ky është edhe thelbi i problemit. Maorët duan rikthimin e gjithçkaje që pretendojnë se me të drejtë u takon, rikthimin e tokave, pasurive dhe një pjese të qeverisjes. Ndoshta për t‘i paraprirë kësaj tendence u inskenua, ose u fry shumë edhe incidenti i kampeve stërvitorë dhe arrestimi i 16 personave. Fakti është se e gjithë popullsia maore është tronditur nga ngjarjet e fundit të operacionit të organizuar nga qeveria dhe gjakrat po nisin të nxehen, por ndoshta edhe këtë herë pak para se të shpërthejnë tensionet, palët do të mblidhen për të diskutuar e dialoguar. Maorët janë të bindur se pavarësisht "hilesë" së britanikëve, me rastin e traktatit që u mori lirinë dhe tokën, një ditë gjërat do të shkojnë në vendin e duhur dhe gjithçka do të rikthehet. Në thelb maorët janë shumë paqësorë, nuk duan konflikt, sepse e dinë që në kushtet aktuale ai do të ishte në dëm të tyre. Kështu në heshtje ata kanë nisur që të bëjnë të banueshme e t‘u japin jetë zonave të thella të vendit, aty ku pakkush shkon dhe t‘i kthejnë në vende me jetë. "Nëse do të na vinë e të na nxjerrin edhe nga këto toka, atëherë po që do të përleshemi dhe nuk do të druhemi të humbasim as jetën. Kemi duruar shumë dhe besojmë te durimi dhe paqja, por gjithçka ka një kufi".