Diskriminimi i femrave në shkencë
Që prej një dekade, UNESCO kërkon përmes një çmimi të krijuar së bashku me fondacionin "Oréal", të tregojë vlerat e gruas në botën e kërkimit, duke i vlerësuar ato me pesë çmime shkencore, pasi kanë shkëlqyer për rezultatet e tyre. Askush nuk beson se "gjysma tjetër e qiellit" ka aftësi të barabarta me meshkujt. Është pikërisht kjo konkurrencë që vazhdon të mbajë larg dhe të shtypë femrat hapur në mënyrë të pajustifikueshme në një shoqëri e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë të shprehë të gjitha vlerat e mundshme. Për ta theksuar edhe më shumë këtë fakt, organizata ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik, është shprehur se femrat në botën e shkencës janë një burim talentesh i pashfrytëzuar dhe për më tepër i panjohur. Nëse që nga vitit 1903 janë shpërndarë 521 çmime "Nobel" për shkencën dhe mjekësinë, vetëm 12 prej tyre u kanë shkuar kërkueseve. Ka qenë pikërisht Mari Kyri që hapi edhe radhën e gjatë të kësaj liste aristokrate të Stokholmit, e cila në vitin 1903 u vlerësua me medaljen për fizikën, ndërsa në 1911 mori çmimin e dytë për kiminë. Dy çmime "Nobel" për të njëjtin person, një ngjarje e rrallë në historinë e shkencës.
Për më tepër se një shekull, prania femërore vazhdon të jetë ende e kufizuar. Në Evropë, vetëm 32 për qind e kërkuesve në laboratorët publikë janë femra, ndërsa në kompanitë private kjo përqindje është edhe më e ulët, pra vetëm 18%. Pavarësisht se çfarë ndodh gjatë fillimit të një universiteti, numri i femrave të diplomuara në fushën e shkencës është më i lartë në krahasim me meshkujt: 60% kundrejt 40% që janë meshkujt. Por më pas rrugët e karrierës (dhe të jetës) të përballin me lloj-lloj problemesh dhe përgjegjësish duke bërë kështu që mashkulli të jetë gjithmonë ai që kryeson kudo (87 për qind) duke lënë gjithmonë pas femrën edhe atëherë kur ajo është më e zonja. Për këtë arsye, Komisioni i Brukselit disa vite më parë vendosi një qëllim të ligjshëm: të rriste deri në 40% praninë e gruas në guidën e programeve të kërkimit.
Arritja e këtij qëllimi nuk do të jetë as e thjeshtë e as e vështirë, por i inkurajon fakti që prej një dekade është regjistruar një rritje e vazhdueshme e pranisë femërore në fushën e kërkimit. Ndaj është e udhës të mendojmë se kjo vlerë në rritje të favorizojë edhe një mundësi shikimi më të madhe në aftësinë drejtuese. Në fakt, si në Evropë ashtu dhe Shtetet e Bashkuara në vitet ‘90 pati një rënie të përgjithshme të regjistrimeve në universitetet shkencore, por në 2003-in kjo tendencë sipas statistikave të fundit u shndërrua duke favorizuar më shumë "kuotën e kuqe".
"Ndryshimi për mirë është i avashtë, por rëndësi ka që ai ekziston", shprehet një studiuese, e cila punon në Institutin e Kërkimeve mbi Popullsinë dhe Politikave Sociale, gjithashtu koordinatore e një studimi mbi argumentin në fjalë për vendet e OSBE-së. "Për vendin tonë nëse në laboratorët publikë situata është inkurajuese, në kërkimet private femrat janë ende të shtypura dhe perspektiva nuk është aspak e mirë, sepse ka pasur një ndërprerje në kërkimin industrial që ka eliminuar sektorët në të cilat femrat ishin më të zonjat, si kimia dhe farmaceutika. Nuk po investohet ende seriozisht", vazhdon më tej ajo.
Duhet të kemi parasysh që panorama e zakonshme e kërkimit kombëtar është tepër e ulët në krahasim me kombet e tjera: përveç mungesës kronike të burimeve, në një mijë banorë ne kemi vetëm tre kërkues kundrejt 16 të Finlandës. Në universitete 24 mijë kërkues janë aktivë, mes të cilëve pak më shumë se gjysma janë femra (10657). Në qendrat e kërkimit publik, femrat përbëjnë 37 për qind të punonjësve. Edhe në një situatë të tillë, shkencëtaret arrijnë jo vetëm të përparojnë, por edhe të shkëlqejnë si në shumë fusha të ndryshme si biologji dhe shkencat natyrore, ndërsa në inxhinieri, numri i tyre vazhdon të jetë i papërfillshëm.
Duke u kthyer sërish në Evropë, Brukseli ka theksuar se për t‘u rritur, Bashkimi Evropian ka nevojë për 700 mijë kërkues të rinj brenda 2010-ës. Dhe të gjithë do të dëshironin që kjo datë të shënonte edhe pjesëmarrjen e madhe të femrave, të paktën 40%, një propozim ky i ëndërruar jo vetëm nga gratë.
Çmimi "For women in science"
"For women in science" (kontributi i femrave në shkencë) është çmimi i krijuar në vitin 1998 nga UNESCO dhe fondacioni "Oréal". Ato që do të vlerësohen me këtë çmim do të jenë pesë kërkuese të cilat kanë kontribuar në progresin shkencor, pra një shkencëtare për çdo kontinent
Shifrat
Në botë
Femrat, 27% të kërkuesve të botës
46% në Amerikë dhe Oqeani
30% në Evropë
29% në Afrikë
15% në Azi
Rruga e grave në 25 shtete të BE-së
2006
Të diplomuara 58%
Me doktoraturë 41%
Niveli 3 (kërkuese) 40%
Niveli 2 (profesorë të asociuar/kërkues të parë) 32%
Niveli 1 (drejtues kërkimesh) 14%
Gërshëra e karrierës
Në 25 shtete të BE-së
Legjenda femra 2003/1999
Meshkuj 2003/1999
Studentë
Të diplomuar
Specializime
Kërkues
Profesorë të asociuar
Udhëheqës kërkimesh
Të diplomuarat
Femrat që janë diplomuar në lëndët shkencore