E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana, elozhe për Marsejën

Lorik Cana është i bindur se ec
uria aktuale e Olimpikut të
Marsejës do ta ndihmojë këtë
skuadër në kalimin e turit të Kupës
UEFA dhe në arritjen e objektivit të
vendit të tretë në kampionat. Mesfushori
shqiptar, që mban edhe
shiritin e kapitenit në këtë skuadër,
ka munguar në ndeshjen e parë
ndaj Zenit Shën Petersburgut, të
mbyllur me suksesin 3-1 të marsejezëve,
por është i bindur se skuadra
e tij nuk do të humbë as ndeshjen
e kthimit në Rusi. "Ndeshja me Zenit
do të jetë ndryshe nga ato të kampionatit,
por jam i bindur se ne
nuk do të mundemi as në Rusi. Dy
gola avantazh janë më se të mjaftueshëm,
por të mos harrojmë se kjo
do të jetë një ndeshje krejtësisht
ndryshe nga e para, kushte të tjera,
një publik tjetër. Gjërat mund të
ndryshojnë shumë shpejt në futboll,
por mbetem me bindjen se
nuk do të humbim as në Rusi", u
shpreh Cana. Mesfushori mendon
se skuadra duhet të hyjë në fushë
pa menduar shumë rreth avantazhit
të ndeshjes së parë, pasi
vetëm në këtë mënyrë do të sigurojë
një rezultat pozitiv. "Ne duhet të luajmë
sikur rezultati i ndeshjes së
parë të ishte 0-0. Ne kemi cilësitë
për ta bërë një gjë të tillë, dimë të
mbrojmë dhe kemi bërë hapa para
në këtë drejtim. Por ne, gjithashtu,
dimë të shënojmë pavarësisht
ekipit që kemi si kundërshtar, ndaj
mendoj se Olimpiku do të gjejë
rrugën e rrjetës edhe në Rusi. Kam
luajtur dy vjet më parë në atë fushë
dhe i njoh kushtet. Nuk do të frikësohemi
edhe pse nuk do të luajmë
në kushtet më ideale për një
ndeshje futbolli", vijoi mesfushori.
Në fund, ai ka folur edhe për kampionatin,
ku Olimpiku i Marsejës po
lufton për të siguruar vendin e tretë
në renditje dhe pjesëmarrjen në
Ligën e Kampioneve gjatë sezonit
të ardhshëm. "Nensi ka tri pikë
avantazh ndaj nesh dhe e meriton
vendin që mban në renditje. Por
llogaritë e vërteta duhen bërë
vetëm në fundin e sezonit..." - përfundoi
mesfushori shqiptar, duke
lënë të kuptohet se skuadra e tij
dëshiron të rrëmbejë vendin e
tretë. Olimpiku i Marsejës është në
garë për Kupën e Francës dhe
Kupën UEFA, por drejtuesit e klubit
kanë si objektiv kryesor rikthimin
në Ligën e Kampioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›